Title of Project:: Ne mundemi – gratë sipërmarrëse forcojnë ekonominë dhe shoqërinë

Donor: Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta

Time of implementation:: 1 janar– 31 dhjetor 2020

Beneficiaries: Gratë sipërmarrëse, Institucionet publike përgjegjëse për zhvillimin e biznesit

Përmbledhje e projektit

Shoqata Together for Life, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, ka zhvilluar platformën e parë online dedikuar grave sipërmarrëse në Shqipëri – Women in Business – Albania.

Platforma synon të promovojë dhe mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme që udhëhiqen nga gratë, sidomos grupet e margjinalizuara, nga zonat rurale, gratë e rikthyera nga emigrimi, nga komuniteti Rom dhe Egjiptian, si dhe gratë që vuajnë dënimin në burg.

Platforma do të shërbejë për të promovuar online produktet dhe shërbimet e ndryshme që ofrohen nga gratë sipërmarrëse anëtare të rrjetit, dhe gjithashtu ofron mundësi shkëmbimi dhe rrjetëzimi midis bizneseve.

Qëllimet afatgjata të kësaj iniciative janë:

  • fuqizimi i grave sipërmarrëse dhe rritje e mundësive për punësim dhe zhvillim ekonomik të vendit;
  • promovimi dhe mbështetja e grave sipërmarrëse duke u siguruar atyre një platformë për promovimin e produkteve të tyre, dhe fuqizuar aftësitë e tyre të marketingut;
  • rritja e kapaciteteve te grave për rrjetëzim dhe shkëmbim eksperiencash.

Objektivi

Qëllimi kryesor është fuqizimi ekonomik i gruas shqiptare, më shumë mundësi për punësim, sipërmarrje dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të bizneseve të drejtuara nga gratë.