Titulli i projektit: Ne mundemi – gratë sipërmarrëse forcojnë ekonominë dhe shoqërinë
Donator: Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta
Periudha e zbatimit: 1 janar– 31 dhjetor 2020
Përfituesit: Gratë sipërmarrëse, Institucionet publike përgjegjëse për zhvillimin e biznesit
Përmbledhje e projektit
Shoqata Together for Life, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, ka zhvilluar platformën e parë online dedikuar grave sipërmarrëse në Shqipëri – Women in Business – Albania.
Platforma synon të promovojë dhe mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme që udhëhiqen nga gratë, sidomos grupet e margjinalizuara, nga zonat rurale, gratë e rikthyera nga emigrimi, nga komuniteti Rom dhe Egjiptian, si dhe gratë që vuajnë dënimin në burg.
Platforma do të shërbejë për të promovuar online produktet dhe shërbimet e ndryshme që ofrohen nga gratë sipërmarrëse anëtare të rrjetit, dhe gjithashtu ofron mundësi shkëmbimi dhe rrjetëzimi midis bizneseve.
Qëllimet afatgjata të kësaj iniciative janë:
- fuqizimi i grave sipërmarrëse dhe rritje e mundësive për punësim dhe zhvillim ekonomik të vendit;
- promovimi dhe mbështetja e grave sipërmarrëse duke u siguruar atyre një platformë për promovimin e produkteve të tyre, dhe fuqizuar aftësitë e tyre të marketingut;
- rritja e kapaciteteve te grave për rrjetëzim dhe shkëmbim eksperiencash.
Objektivi
Qëllimi kryesor është fuqizimi ekonomik i gruas shqiptare, më shumë mundësi për punësim, sipërmarrje dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të bizneseve të drejtuara nga gratë.