Thirrje për koordinator lokal në kuadër të projektit: “Integrimi gjinor në politikat socio-ekonomike të bashkive në qarkun e Lezhës”
Projekti që do të implementohet nga Shoqata “Together for Life” në qarkun e Lezhës synon bashkëpunimin mes strukturave të qeverisjes vendore, organizatave lokale të shoqërisë civile, medias dhe sipërmarrjes me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre për analiza gjinore, monitorimin e angazhimeve gjinore të institucioneve. Një sërë takimesh dhe trajnimesh janë planifikuar me përfaqësues të aktorëve të përfshirë në prjekt për ‘i informuar dhe ndërgjegjësuar ata lidhur me të drejtat e grave dhe promovimin e barazisë gjinore përmes Procesit të Anëtarësimit në BE. Përgatitja dhe publikimi i 4 intervistave me përfaqësues të qarkut Lezhë dhe bashkisë Lezhë mbi politikat vendore për mbështetjen e grave sipërmarrëse, 10 artikuj dhe 6 infografike do të përgatiten dhe do të publikohen në kuadër të projektit. Informacionin e plotë mbi thirrjen e gjeni në këtë link TOR-Koordinator Lokal_REACTOR
Koordinatori lokal do të jetë përgjegjegjës për organizimin e aktiviteteve si më poshtë:
- përgjegjës për të koordinuar të gjitha aktivitetet lokale, duke përfshirë takimet, trajnimet dhe seminaret.
- përgjegjës për komunikimin me strukturat lokale në Qarkun Lezhë;
- identifikon dhe bashkëpunon me të gjitha grupet e synuara, grupet e interesit, përfaqësuesit e partnerëve lokalë;
- identifikon OJQ-të lokale dhe punon me to për krijimin e rrjetit;
- zbatojë udhëzimet e dhëna nga stafi i projektit.
Persons interested in the position of coordinator must complete the following requirements:
- Të jenë banor rezident në Qarkun Lezhë;
- Të ketë kryer arsimin e lartë;
- Të ketë eksperiencë në bashkëpunimin me organizata të shoqërisë civile për realizimin e projekteve të ngjashme;
- Të ketë eksperiencë pune/ bashkëpunimi me strukturat e qeverisjes vendore jo më pak se 3 vjet;
- To be motivated to work in and with the community to identify issues that create the community;
- Të jetë i/e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht dhe të ndajë në çdo moment informacionin me stafin e projektit, strukturat e qeverisjes vendore, organizatat e përfshira në projekt;
- To report periodically monthly on the progress of field work according to project forecasts.
Kandidati duhet të paraqesë nëpërmjet emailit ose në zyrat e TFL (në adresat e mëposhtme):
- Personal CV ;
- Letër motivimi
Shoqata “Together for Life”, Rr. Brigada e VIII-të, Pll. Jeshil, Shk.2, Al. 14, Tirana, Albania
Email: info@togetherforlife.org.al
Afati përfundimtar për aplikim është data 21 mars 2022, ora 17:00. Aplikanti fitues do të njoftohet deri në datën 28 mars 2022 me email ose telefon ne kontaktet e dhëna nga ai/ajo.



