Thirrje për koordinator lokal në kuadër të projektit: “Integrimi gjinor në politikat socio-ekonomike  të bashkive në qarkun e Lezhës

Projekti që do të implementohet nga Shoqata “Together for Life” në qarkun e Lezhës synon bashkëpunimin mes strukturave të qeverisjes vendore, organizatave lokale të shoqërisë civile, medias dhe sipërmarrjes me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre për analiza gjinore, monitorimin e angazhimeve gjinore të institucioneve. Një sërë takimesh dhe trajnimesh janë planifikuar me përfaqësues të aktorëve të përfshirë në prjekt për ‘i informuar dhe ndërgjegjësuar ata lidhur me të drejtat e grave dhe promovimin e barazisë gjinore përmes Procesit të Anëtarësimit në BE. Përgatitja dhe publikimi i 4 intervistave me përfaqësues të qarkut Lezhë dhe bashkisë Lezhë mbi politikat vendore për mbështetjen e grave sipërmarrëse, 10 artikuj dhe 6 infografike do të përgatiten dhe do të publikohen në kuadër të projektit. Informacionin e plotë mbi thirrjen e gjeni në këtë link TOR-Koordinator Lokal_REACTOR

Koordinatori lokal do të jetë përgjegjegjës për organizimin e aktiviteteve si më poshtë:

  • përgjegjës për të koordinuar të gjitha aktivitetet lokale, duke përfshirë takimet, trajnimet dhe seminaret.
  • përgjegjës për komunikimin me strukturat lokale në Qarkun Lezhë;
  • identifikon dhe bashkëpunon me të gjitha grupet e synuara, grupet e interesit, përfaqësuesit e partnerëve lokalë;
  • identifikon OJQ-të lokale dhe punon me to për krijimin e rrjetit;
  • zbatojë udhëzimet e dhëna nga stafi i projektit.

Personat e interesuar për pozicionin e koordinatorit/es duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  1. Të jenë banor rezident në Qarkun Lezhë;
  2. Të ketë kryer arsimin e lartë;
  3. Të ketë eksperiencë në bashkëpunimin me organizata të shoqërisë civile për realizimin e projekteve të ngjashme;
  4. Të ketë eksperiencë pune/ bashkëpunimi me strukturat e qeverisjes vendore jo më pak se 3 vjet;
  5. Të jetë i/e motivuar për të punuar në dhe me komunitetin për të identifikuar dhe prezantuar problematika që shqetësojnë komunitetin;
  6. Të jetë i/e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht dhe të ndajë në çdo moment informacionin me stafin e projektit, strukturat e qeverisjes vendore, organizatat e përfshira në projekt;
  7. Të raportojë në mënyrë periodike mujore për ecurinë e punës në terren sipas parashikimeve të projektit.

Kandidati duhet të paraqesë nëpërmjet emailit ose në zyrat e TFL (në adresat e mëposhtme):

  • CV personale;
  • Letër motivimi

Shoqata “Together for Life”, Rr. Brigada e VIII-të, Pll. Jeshil, Shk.2, Al. 14, Tirana, Albania

Posta elektronike: info@togetherforlife.org.al

Afati përfundimtar për aplikim është data 21 mars 2022, ora 17:00. Aplikanti fitues do të njoftohet deri në datën 28 mars 2022 me email ose telefon ne kontaktet e dhëna nga ai/ajo.