Aktualisht, Republika e Shqipërisë ka mekanizma të ulëta mbrojtës ndaj krimit të organizuar dhe sulmeve terroriste.
Kuadri ligjor vendas ende duhet të përparojë për t’iu përafruar acquis të BE-së, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit me një qasje multidisiplinare dhe të integruar, ku përveç ndërgjegjësimit, duhet të përmbajë më shumë masa parandaluese si dhe ato represive.
Ndërkohë, për mediat rreziku për t’u shndërruar në një mjet propagandistik nga terroristi rritet gjithnjë e më shumë në rastet e publikimit dhe shfaqjes së përsëritur të imazheve dhe videove nga burime të pakonfirmuara për gazetarët dhe mediat. Kërkohet respektimi i dinjitetit njerëzor dhe e drejta për privatësi, veçanërisht kur në lajme shfaqen imazhe të fëmijëve dhe të miturve, kategori e cila mbrohet edhe nga ligjet në fuqi.
Këto janë disa nga gjetjet dhe rekomandimet e “Raportit mbi pasqyrimin në media të situatës në vend të terrorizmit dhe ekstremizmit, dhe kuadrit ligjor shqiptar në përgjigje të kërcënimeve si krimi i organizuar dhe terrorizmi”, zhvilluar nga “Together for Life”.
Së pari, raporti bën një analizë të pasqyrimit në media mbi kapacitetet e shtetit shqiptar për të adresuar çështjet e sigurisë që lidhen me terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm dhe gjuhën e urrejtjes, dhe sa njohuri ka media shqiptare mbi masat e ndërmarra nga autoritetet shtetërore mbi këto çështje.
Së dyti, raporti synon të analizojë kuadrin ligjor, si masat e ndërmarra për të arritur qëllimet dhe objektivat e përcaktuara në dokumentet strategjike, nëse ato përputhen me acquis të BE-së, zbatimin dhe efektivitetin e tyre.
Për të kuptuar më shumë rreth situatës së luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në Shqipëri, ju ftojmë të lexoni raportin e plotë.