Titulli i projektit: VIOLET – PËR VENDE PUNE PA NGACMIM & DHUNË SEKSUALE
Periudha e implementimit: 01.05.2025 – 30.04.2028
Buxheti: 1,933,000 Euro
Donatori: Bashkimi Evropian
Objektivi i Përgjithshëm: Projekti VIOLET synon të sigurojë një mjedis pune të sigurt dhe të respektueshëm për të gjithë, pa ngacmim seksual.
Projekti adreson ngacmimin seksual dhe dhunën në vendin e punës përmes një qasjeje të integruar që përfshin analiza të situatës, ndërhyrje konkrete, adresim dhe komunikim.
Partneriteti:
- The Slovak National Centre for Human Rights (SNCHR) – Sllovaki
- The Office of the Equal Opportunities Ombudsperson (OEOO) of Lithuania
- The Commission for Equality at Labour and Employment (CITE) of Portugal
- Plataforma Portuguesa para os Direitos das Mulheres (ASSOCIACAO, PT) (PpDM) – Portugali
- Comenius University Bratislava (CU BA) – Sllovaki
- The Commissioner for Protection from Discrimination (CPD ALB) – Shqipëri
- Together for Life in Albania (TFL) – Shqipëri
- The Commission for Protection and Prevention against Discrimination (CPPD) of North Macedonia – Maqedonia e Veriut
- The Public Defender of Rights (PDR CZ) – Çeki
- The European Network of Equality Bodies (EQUINET) – Çeki
Objektivat specifikë:
- Rritja e kapaciteteve të profesionistëve dhe institucioneve përgjegjëse për të trajtuar ngacmimin seksual dhe për të rritur ndikimin e punës së tyre.
- Njohje e thelluar mbi përhapjen e ngacmimit seksual në vendin e punës, faktorët e rrezikut, pengesat në raportim dhe praktikat parandaluese.
- Rritja e sigurisë në vendin e punës përmes masave parandaluese në nivel institucional.
- Rritja e efektivitetit të politikave kombëtare dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve kryesorë.
- Forcimi i mekanizmave për mbrojtjes ligjore nga ngacmimi seksual në vendin e punës.
REZULTATET
- Rritje e kapaciteteve profesionale të juristëve, studiuesve dhe ekspertëve të barazisë gjinore.
- Të dhëna të përditësuara dhe të krahasueshme mbi ngacmimin seksual në vendin e punës sipas sektorëve të përfshirë.
- Rritje e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve (inspektorate pune, sindikata, organe të barazisë, organizata të shoqërisë civile).
- Zbatimi i mekanizmave efektivë të ankesave në institucionet përkatëse.
- Përmirësim i kuadrit ligjor dhe politikave kombëtare.
- Rritje e ndërgjegjësimit publik.
- Rritje e raportimit të rasteve dhe mundësi më e madhe në ndihmë ligjore falas për viktimat.
- Integrim të programeve parandaluese në aktivitetet e rregullta të organeve të barazisë
- Mbështetja për reforma ligjore në përputhje me standardet e BE-së dhe ILO-së
Ndikimi afatgjatë
- Nxitje e ndryshimeve të qëndrueshme e të vazhdueshme në institucione përmes kodeve të sjelljes dhe mekanizmave mbrojtës.
- Forcim i zbatimit e legjislacionit kombëtar dhe të BE-së.
- Krijim i mjeteve të qëndrueshme trajnimi dhe ndërgjegjësimi.
- Rritje e tolerancës zero ndaj ngacmimit seksual në vendin e punës.
- Përmirësim i sigurisë dhe mirëqenies së punonjësve.



