Organizata “Together for Life” kërkon të punësojë një menaxher/ e programi në fushën e shëndetit, i cili/ e cila do të jetë përgjegjës për drejtimin, zhvillimin dhe zbatimin e programit të shëndetësisë që zbaton organizata. Menaxheri/ja i raporton direkt Drejtorit Ekzekutiv. Ai/ajo punon ngushtë me sektorin e financës dhe pjesën tjetër të stafit në pozicione menaxhuese.
Përgjegjësitë dhe detyrat
- Ka përgjegjësi direkte për ecurinë e përgjithshme të programit të shëndetit që zbaton TFl dhe ruan komunikim korrekt me donatorët e këtij programi.
- Koordinon e mbikëqyr zbatimin cilësor të programit/ projekteve të organizatës të lidhura me fushën e shëndetit dhe ndjek, sipas nevojës, aktivitetet përkatëse të këtij program.
- Supervizon stafin që zbaton projektet në fushën e shëndetit dhe sigurohet që rregullat dhe standartet e vendosora nga donatori të zbatohen me korrektësi.
- Siguron që programi/ projektet në fushën e shëndetit të arrijnë objektivat dhe rezultatet e parashikuara.
- Siguron përgatitjen brenda afateve dhe me cilësi të raporteve ndërmjetëse/ finale që kërkohen nga donatorët.
- Delegon detyrat tek koordinatorët e projektit, duke siguruar ndarjen e duhur të detyrave.
- Angazhohet aktivisht në shkrimin e projekteve të lidhura me fushën e shëndetit.
- Merr pjesë në procesin e rekrutimit të ekspertëve/ stafit që duhet angazhuar në programin/ projektet e shëndetit, sipas nevojës.
- Përfaqëson TFL në takime me institucione të ndryshme, si edhe në aktivitete me partnerë ose donatorë.
- Detyra të tjera që mund të caktohen nga Drejtori Ekzekutiv.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në shëndet publik, shkenca sociale ose fusha të tjera të ngjashme. (Preferencë do u jepet kandidatëve me diplomë Masteri).
- Njohje shumë të mirë të sistemit shëndetësor dhe politikave shëndetësore në vend.
- Të paktën 3 vjet eksperiencë në shkrim dhe menaxhim projektesh në fushën e shëndetit pranë institucioneve publike ose organizatave të shoqërisë civile.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, organizative, planifikuese dhe koordinuese.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet e vendosura.
- Aftësi për të performuar mirë edhe në situata që mund të shkaktojnë presion.
- Aftësi për të punuar në ekip.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, të folur dhe të shkruar. Njohja e një gjuhe të dytë të BE-së përbën avantazh.
- Aftësi të mira në menaxhimin e kohës dhe vendosjen e prioriteteve.
- Fleksibiletet për të udhëtuar jashtë Tiranë.
- Njohuri të avancuara të MS Office suite.
APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze në adresën: info@togetherforlife.org.al, duke vendosur në titullin e e-mailit “Kandidat/e për postin Menaxher/e Programi në fushën e shëndetësisë”.
Afati i aplikimit: 26 Janar 2024



