Shoqata Together for Life kërkon të punësojë një gazetar të çështjeve sociale.
Detyrat
– Ndjek ngjarjet e përditshme në terren
– Shkruan dhe përgatit lajmet për botim
– Është përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e lajmit
– Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve
– Zhvillon intervista në terren
Kushtet
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë ose të jetë në proces studimi në Shkenca Komunikimi ose Sociale (Gazetari, Gjuhë-Letërsi, Punë Sociale ose në një degë të ngjashme), dhe ka pasion gazetarinë;
- Të ketë njohuri të mira të drejtshkrimit të gjuhës shqipe;
- Të ndihet komod me punën në lëvizje dhe në terren;
- Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe si pjesë e ekipit;
- Të ketë përkushtim ndaj punës së kryer dhe të jetë i/e aftë të punojë me vetëiniciativë;
Të interesuarit të dërgojnë CV në info@togetherforlife.org.al ose dorazi në adresën Rr. Brigada VIII, Pallati Jeshil Tekno-Projekt, Shk.2, Ap.14.
Afati i fundit i aplikimit: 20 Mars 2023



