Përfaqësuesit e gjashtë organizatave fituese të nëngrandimeve të mbështetura në kuadër të projektit “Mbështesim pjesëmarrjen, llogaridhënien dhe fuqizimin e shoqërisë civile” (SPACE), mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian, ndoqën trajnimin dy-ditor ofruar nga TFL.
Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve të stafit të organizatave fituese dhe fuqizimi i tyre për të menaxhuar projektet dhe për t’i fuqizuar ato në çështjet aktivizimit të komunitetit për të advokuar dhe lobuar në nivel vendor në përmirësimin e politikave në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit.
Organizatat përfituese të granteve të vogla: Qendra ALTRI, IRCA, CSDS Durrës, QSNNN- Fushë Arrëz, SH.D.F.K.SH.P – Elbasan dhe SHIS do të zbatojnë në muajt në vijim projektet e shpallura fituese të cilat janë fokusuar në mbikëqyrjen, advokimin dhe lobimin në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit në nivel lokal. Projektet do të zbatohen në Tiranë, Elbasan, Durrës, Kavajë, Fushë-Arrëz, Pukë dhe Shkodër.
Synimi i granteve është të mbështesin organizatat lokale të ushtrojnë rolin e tyre mbikëqyrës dhe angazhojnë komunitetin në aksione advokuese dhe lobuese.
Projekti SPACE po zbatohet nga shoqata Together for Life, në bashkëpunim me BIRN Albania, Qëndresa Qytetare dhe Qendra e Ekselencës Destiny, me mbështetjen e financiare të Bashkimit Evropian.