Shoqata Together for Life është bërë pjesë e një programi të ri evropian që krijon më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë për shkëmbime rinore me bashkëmoshatarë nga i gjithë kontinenti!
Projekti “Virtual Exchanges for Balkan Youth (VEBY)” është një iniciativë 3-vjeçare mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+ “Virtual Exchanges in Higher Education and Youth”.
Projekti synon të rrisë përfshirjen e sa më shumë të rinjve me më pak mundësi në shkëmbimet virtuale. Qëllimi është të përfshijmë sa më shumë të rinj nga grupet vulnerable, të promovojmë edukimin mediatik dhe tolerancën, dhe të fuqizojmë aktivistët e rinj dhe punonjësit socialë me aftësi të reja teknologjike për të nxitur përfshirjen sa më aktive të të rinjve.
Ky projekt do të implementohet në bashkëpunim me 4 organizata partnere nga Shqipëria, Greqia, Bosnia-Hercegovina dhe Maqedonia.
Takimi i parë mes partnerëve u mbajt në Mostar, Bosnje-Hercegovinë në datat 22-25 tetor 2023.




