Thirrje për trajner/ekspert për identifikimin, artikulimin dhe prezantimin e nevojave të komunitetit, në kuadër të projektit: “Rritja e qëndrueshmërisë sociale dhe ekonomike të grupeve vulnerabël të prekura nga tërmeti në bashkinë Shijak”.
Detyrat specifike të trajnerit
Trajneri do të jetë përgjegjës për:
- Përgatitjen e një moduli trajnimi në formatin PPT, ose formate të tjera fokusuar në mjetet dhe rrugët për identifikimin, artikulimin dhe prezantimin e nevojave të komunitetit;
- Rritja e njohurive dhe kapaciteteve te 20 aktivisteve te komunitetit dhe përfaqësues të bashkisë Shijak;
- Nxitja e debateve / diskutimeve tek pjesëmarrësit nëpërmjet planifikimit dhe realizimit të seancave të diskutimeve, role-play, punë në grupe, në identifikimin, artikulimin dhe prezantimin e nevojave të komunitetit;
- Në bashkëpunim me stafin e projektit dhe trajnerët e tjerë do të konceptojë draft-agjendën e trajnimit;
- Të realizojë seancën e trajnimit në përputhje me agjendën e aktivitetit, objektivat dhe rezultatet e dakorduara me stafin e projektit si dhe në përputhje me standardet dhe etikën
Në afatet e vendosura nga stafi i projektit, por gjithmonë jo më vonë se 10 ditë nga realizimi i trajnimit, eksperti/ trajneri do të dorëzojë pranë stafit të projektit dokumentet e mëposhtme:
- a) Moduli i trajnimit (në word dhe më PPT) si dhe informacionet e tjera të përdorura gjatë trajnimit);
- b) Raport rreth impaktit të projektit tek pjesëmarrësit.
2.3 Angazhimi konkret sipas afateve kohore
| Përshkrimi i aktivitetit | Vendi | Data/afatet | Ditë pune |
| Përgatitja e modulit të trajnimit | Zyrë / Tiranë | Janar 2022 | 3 ditë |
| Trajnimi | Janar 2022 | 2 ditë | |
| Numri total i ditëve është 5 ditë | |||
Kandidati duhet te paraqesë nëpërmjet emailit ose ne zyrat e TFL (ne adresat e mëposhtme):
- CV personale;
- Leter motivimi
Shoqata “Together for Life”, Rr. Brigada e VIII-të, Pll. Jeshil, Shk.2, Al. 14, Tirana, Albania
Bashkia Shijak tek Recepsioni (ne zarf te specifikohet titulli i projektit dhe marresi TFL)
Posta elektronike: info@togetherforlife.org.al
Afati përfundimtar për aplikim është data 14 janar 2022, ora 17:00.
Aplikanti fitues do te njoftohet deri ne datën 17 janar 2022 dhe do te ftohet pranë zyrave te TFL ne datën 18 janar 2022 për nënshkrimin e kontratës.
Më shumë informacione mbi thirrjen gjeni duke klikuar në këtë link TOR-Trajner Identifikimi, artikulimi dhe prezantimi i nevojave të komunitetit



