Thirrje për Prokurim: Prodhim Mobiliesh për Projektin “QENDËR E SIGURT: Shërbime mbështetëse për fëmijët vulnerabël në Mamurras”
Projekti QENDËR E SIGURT: Shërbime mbështetëse për fëmijët vulnerabël në Mamurras, po zbatohet në Bashkinë Kurbin, Njësia Administrative Mamurras nga Together for Life ne partenritet me Bashkinw Kurbin, në kuadër të programit Bashkimi Evropian për Kujdesin Social (EU4SocialCare) i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania.
Ky projekt ka për qëllim ofrimin e mbështetjes dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për fëmijët vulnerabël, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për zhvillimin e tyre. Mobiljet që do të prodhohen dhe furnizohen do të përdoren për pajisjen e hapësirave që mbështesin shërbimet dhe aktivitete për fëmijët, duke siguruar një mjedis funksional dhe të rehatshëm.
Për kriteret dhe kërkesat për ofertuesit referojuni bashkëngjitur:
Afati i dorëzimit të ofertave: 13 Mars 2025
Për më shumë informacion rreth thirrjes, ju lutemi të kontaktoni: info@togetherforlife.org.al
Ftohen të gjithë operatorët e interesuar të paraqesin ofertat e tyre brenda afatit të përcaktuar.
.



