Thirrje për Prokurim: Pajisje elektronike dhe pajisje elektrike në kuadër të projektit “QENDËR E SIGURT: Shërbime mbështetëse për fëmijët vulnerabël në Mamurras”
Projekti QENDËR E SIGURT: Shërbime mbështetëse për fëmijët vulnerabël në Mamurras, po zbatohet në Bashkinë Kurbin, Njësia Administrative Mamurras nga Together for Life ne partneritet me Bashkinë Kurbin, në kuadër të programit Bashkimi Evropian për Kujdesin Social (EU4SocialCare) i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania.
Ky projekt ka për qëllim ofrimin e mbështetjes dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për fëmijët vulnerabël, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për zhvillimin e tyre. Pajisjet elektronike dhe elektrike do të përdoren për pajisjen e hapësirave që mbështesin shërbimet dhe aktivitete për fëmijët, duke siguruar një mjedis funksional dhe të rehatshëm dhe ofrimin e shërbimeve të nevojshme në qendër.
Për kriteret dhe kërkesat për ofertuesit referojuni Tender Dossier bashkëngjitur
Afati i dorëzimit të ofertave: 28 Mars 2025
Për më shumë informacion dhe për të marrë dokumentacionin e plotë të thirrjes, ju lutemi të kontaktoni: info@togetherforlife.org.al
Ftohen të gjithë operatorët e interesuar të paraqesin ofertat e tyre brenda afatit të përcaktuar.



