Thirrje per koordinator lokal në kuadër të projektit: “Rritja e qëndrueshmërisë sociale dhe ekonomike të grupeve vulnerabël të prekura nga tërmeti në bashkinë Shijak”.
Kriteret specifikë për koordinatorin/en lokale
Personat e interesuar për pozicionin e koordinatorit/es duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- Të jenë banor rezident në Bashkine Shijak;
- Të ketë kryer arsimin e lartë në një nga degët e shkencave sociale;
- Të ketë mbi dy vjet eksperiencë në zbatimin e projekteve në komunitet me kohë të plotë, të pjesshme, apo edhe si vullnetar/e;
- Të jetë aktiv/e dhe e/i përfshirë në aksione komunitare në bashkinë Shijak;
- Të ketë eksperiencë në bashkëpunimin me strukturat lokale, në aksione, veprime që synojnë përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje;
- Të jetë i/e motivuar për të punuar në dhe me komunitetin për të identifikuar dhe prezantuar problematika që shqetësojnë komunitetin;
- Të jetë i/e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht dhe të ndajë në çdo moment informacionin me stafin e projektit, strukturat e bashkisë dhe aktivistët e komunitetit;
- Të raportojë në mënyrë periodike mujore për ecurinë e punës në terren sipas parashikimeve të projektit.
Detyrat specifike
Koordinatori lokal do të jetë përgjegjegjës për organizimin e aktiviteteve si me poshte:
- Organizimin e pesë takimeve me komunitetin
- Bashkëpunimin me aktivistët e përzgjedhur për identifikimin e pesë problemeve që shqetësojnë komunitetin
- Konceptimin dhe realizimin ne bashkëpunim me projektin, bashkinë dhe aktivistet te pese nismave komunitare
- Organizimin ne bashkëpunim me projektin te trajnimit dy-ditor me përfaqësues te Bashkise dhe aktiviste te komunitetit
- Organizimi i fushatës ne komunitet nëpërmjet shpërndarjes se posterave dhe sticker promovues ne pikat me te rëndësishme te bashkisë Shijak per platformën qe do t’i vije ne ndihme komunitetit per te ndare me strukturat vendore problematikat dhe shqetësimet e tyre.
Kandidati duhet te paraqesë nëpërmjet emailit ose ne zyrat e TFL (ne adresat e mëposhtme):
- CV personale;
- Leter motivimi
- Leter mbështetjeje nga nje organizate / institucion qe e rekomandon per kete profil pune.
Shoqata “Together for Life”, Rr. Brigada e VIII-të, Pll. Jeshil, Shk.2, Al. 14, Tirana, Albania
Bashkia Shijak tek Recepsioni (ne zarf te specifikohet titulli i projektit dhe marresi TFL)
Posta elektronike: info@togetherforlife.org.al
Më shumë informacione mbi thirrjen gjeni duke klikuar në këtë link Thirrje per koordinator lokal në Bashkinë Shijak



