Termat e Referencës

Ekspert/e për realizimin e një technical brief që ndihmon në përmirësimin e aksesit të grupeve vulnerabël në sistemin shëndetësor

Organizata: Together for Life

Qëllimi i Angazhimit: Realizimin e një technical brief që ndihmon në përmirësimin e aksesit të grupeve vulnerabël në sistemin shëndetësor

Vendi: Tiranë

Kohëzgjatja: 9 ditë pune

Data e pritshme e fillimit: 12 Dhjetor 2020

Përshkrimi i shkurtër i organizatës

Organizata Together for Life (TFL) është themeluar në vitin 2009. Ka nisur fillimisht me projekte në gazetarinë investiguese. Duke parë impaktin, synoi më tej të kishte më tepër ndikim në ecurinë e ndryshimeve në Shqipëri në fushën e të drejtave të njeriut. Fokusi i saj kryesor është shëndetësia.

‘Together for Life’ në bashkëpunim me BIRN Albania po zbaton projektin “Luftë ndaj dezinformimit dhe rritje e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e shëndetësisë”, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë.

Qëllimi i projektit është të kontribuojë për një sistem shëndetësor transparent dhe llogaridhënës veçanërisht në formën se si qeveria dhe institucionet shëndetësore përballen me pandeminë Covid-19. Një nga pikat e projektit është edhe dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e aksesit në shërbimet shëndetësore për gratë, burrat, si dhe minoritetet gjinore dhe seksuale.

Për këtë qëllim projekti synon realizimin e disa technical brief-eve.

Përshkrimi i postit

Eksperti/ja do të përgjigjet për realizimn e një technical brief mbi temat e diskutuara, të cilat synojnë rritjene e aksesit në shërbimet shëndetësore sidomos për grupet vulnerabël. Ai/ajo do të diskutojë në bashkëpunim me koordinatorin e projektit dhe do të marrë përsipër hulumtimin dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësim.

Eksperti/ja ka përgjegjësinë të mbrojë rekomandimet e dhëna në komision parlamentar nëse kërkohet.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-Të zhvillojë një technical brief që synon rritjen e aksesit në shërbimin shëndetësor për grupet vulnerabël me fokus të veçantë pacientët kronikë.

Kualifikimet dhe përvoja

Eksperti duhet të ketë:

  • Diplomë Universitare të Nivelit Master (doktoratura dhe kualifikimet pasuniversitare kanë përparësi);
  • Të njohë mirë funksionimin dhe organizimin e sistemit shëndetësor shqiptar;
  • Eksperiencë në hartimin e moduleve të ngjashme;
  • Ndjeshmëri ndaj kontekstit dhe situatave të ndryshme me qasje të hapur ndaj diversitetit;

Aplikuesit duhet të dorëzojnë

  • Nje letër interesi që paraqet arsyet që ai/ajo është i/e përshtatshëm dhe ka njohuri dhe eksperiencë në fusha të ngjashme të shoqëruara me dëshmi të përvojës së punës në zhvillimin dhe hartimin e moduleve të trajnimit dhe sesioneve informuese;
  • Curriculum Vitae (CV);

Procedurat e aplikimit

Aplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në: info@togetherforlife.org.al me subjektin “Aplikim për ekspert “. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 20 nëntor 2020