Shoqata “Together for life”, në bashkëpunim me BIRN Albania, Qëndresa Qytetare dhe Destiny Center for Excellence, po zbatojnë projektin “Mbështesim pjesëmarrjen, llogaridhënien dhe fuqizimin e shoqërisë civile” (SPACE), mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian.

Skema e nëngranteve, e ndarë në dy faza, përbën një komponent jetik të projektit SPACE. Kjo thirrje e hapur për projekt propozime është pjesë e raundit të dytë të skemës së nën-granteve dhe është specifikisht e dedikuar për organizata lokale që ndodhen dhe veprojnë jashtë Bashkisë Tiranë. Ndërmjet kësaj thirrje do të mbështeten deri në 6 organizata të shoqërisë civile, me grante që varjojnë nga 6000 EUR në 8000 EUR.

Objektivi specifik i kësaj Thirrje për Propozime është të ofrojë mbështetje financiare për OSHC-të e vogla lokale, nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, duke ju dhënë atyre mundësinë të nxisin transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike lokale në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, duke punuar paralelisht drejt avokimit dhe ndryshimit.

Aplikimi duhet të dorëzohet me email, duke përfshirë dokumentat mbështetëse, në adresën e mëposhtme të emailit: grants@togetherforlife.org.al

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 10 Janar 2025, ora 17.00.

Një sesion informimi online do të organizohet për këtë thirrje për propozime, më 16 dhjetor 2024 në orën 11:00. Linku për sesionin informues do të publikohet në ditët në vijim në website të TFL dhe llogaritë e mediave sociale.

Ju lutem shkarkoni më poshtë Udhëzuesin e Aplikantit dhe ankeset e tjera të thirrjes:

Guideline for applicants SPACE

Aneksi 1: Formulari i aplikimit (format word)

Aneksi 2: Buxheti (format Excel)

Aneksi 3: Deklarata nga Aplikanti Kryesor

Aneksi 4: Mandati nga Bashkë-aplikanti