THIRRJE E HAPUR
Intervistues Terreni
Titulli i projektit: “Support Participation, Accountability and Civil Society Empowerment (SPACE)”
Numri i referencës: IPA III/2022/441-234
Qëllimi i Konsulencës
Në kuadër të Projektit “Mbështesim Pjesëmarrjen, Përgjeshmërinë dhe Fuqizimin e Shoqërisë Civile” i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Together for Life, Birn Albania, Qendresa Qytetare dhe Destiny Center for Excellence, po kërkohen Intervistues Terreni që kanë akses në organizatat lokale dhe grupet informale dhe që mund të realizojnë plotësimin e pyetësorëve. Të dhënat e pyetësorëve do të shërbejnë për realizimin e studimit “Identifikimi i nevojave të organizatave lokale te shoqërisë civile lidhur me zhvillimin organizativ, monitorimin, mbikëqyrjen, avokimin, ndërgjegjësimin dhe ngritjen e aftësive për formulimin e politikave vendore“.
5 intervistues do të kontraktohen për të kryer 50 pyetësorë në të 12 qarqet e vendit. Secili intervistues do të kryejë 10 pyetësorë, duke mbuluar 2 deri në 3 qarqe.
Sfondi i Projektit
Projekti “Mbështesim Pjesëmarrjen, Përgjeshmërinë dhe Fuqizimin e Shoqërisë Civile” synon të mbështesë organizatat e shoqërisë civile që të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës dhe monitorues në fushën e qeverisjes së mirë dhe të avokojë, edukojë dhe ndërgjegjësojë për një qeverisje më të mirë.
Projekti synon avancimin e përpjekjeve të shoqërisë civile kundër praktikave korruptive, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies buxhetore, nëpërmjet forcimit të angazhimit të organizatave lokale dhe grupeve joformale në monitorimin e procesit të hartimit dhe implementimit të politikave publike.
Në kuadër të këtij projekti do zhvillohet një studim, i cili do japë një pasqyrë të qartë për nevojat e organizatave lokale dhe grupeve formale/joformale për të kryer rolin e tyre si mbikëqyrëse, monitorues dhe ndërgjegjësues ndaj politikave lokale. Gjetjet e këtij studimi do të shërbejnë për krijimin e një pakete të plotë trajnimi që do të synojë rritjen e kapaciteteve të organizatave lokale në fushat përkatëse.
Detyrat e Intervistuesit të terrenit
- Të identifikojë 10 organizata lokale dhe/ose grupe formale/informale aktive në rajonet e përzgjedhura
- Të vendosë kontakte me organizatat e përzgjedhura
- Të kryejë pyetësorë me përfaqësues të organizatave lokale të shoqërisë civile dhe grupet formale dhe joformale
- Të dorëzojë pyetësorët brenda afatit të përcaktuar
Aftësitë dhe Njohuritë
- Akses dhe eksperiencë të mëparshme me organizatat e shoqërisë civile.
- Është e preferueshme që intervistuesi i terrenit të ketë marrë pjesë në eksperienca të ngjashme në studime të mëparshme.
Koha e kryerjes së detyrës:
28 qershor 2023 – 7 korrik 2023
Dorëzimi i aplikimeve
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: (i) CV në Shqip ose Anglisht ku të theksohen eksperiencat e mësipërme; (ii) ofertë financiare
Aplikimi duhet të dorëzohet me email në adresën: info@togetherforlife.org.al, ose me zarf në adresën: Rruga Brigada e 8-të, Pallati Jeshil Tekno Projekt, Hyrja 2, Ap.14 (në Bllok), Tiranë, brenda datës 23 qershor 2023.
Mbi zarf dhe/ ose në subjekt e email do të shkruhet: Intervistues për studimin “IDENTIFIKIMI I NEVOJAVE TË ORGANIZATAVE LOKALE TE SHOQËRISË CIVILE”
Kjo thirrje publikohet në kuadër të projektit “Mbështesim Pjesëmarrjen, Përgjeshmërinë dhe Fuqizimin e Shoqërisë Civile” i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Together for Life, Birn Albania, Qendresa Qytetare dhe Destiny Center for Excellence.