THIRRJE E HAPUR
Ekspert për hartimin e pyetësorit për vlerësimin e nevojave të organizatave të shoqërisë civile
Titulli i projektit: “Support Participation, Accountability and Civil Society Empowerment (SPACE)”
Numri i referencës: IPA III/2022/441-234
Qëllimi i Konsulencës
Në kuadër të Projektit “Mbështesim Pjesëmarrjen, Përgjeshmërinë dhe Fuqizimin e Shoqërisë Civile”, i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Together for Life, Birn Albania, Qendresa Qytetare dhe Destiny Center for Excellence, po kërkon Ekspert për hartimin e një pyetësori për vlerësimin e nevojave të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve informale në kuadër të studimit “Identifikimi i nevojave të organizatave lokale te shoqërisë civile lidhur me zhvillimin organizativ, monitorimin, mbikëqyrjen, avokimin, ndërgjegjësimin dhe ngritjen e aftësive për formulimin e politikave vendore”.
Objektivat e projektit
Projekti “Mbështesim Pjesëmarrjen, Përgjeshmërinë dhe Fuqizimin e Shoqërisë Civile” synon të mbështesë organizatat e shoqërisë civile që të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës dhe monitorues në fushën e qeverisjes së mirë dhe të avokojë, edukojë dhe ndërgjegjësojë për një qeverisje më të mirë.
Projekti synon avancimin e përpjekjeve të shoqërisë civile kundër praktikave korruptive, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies buxhetore, nëpërmjet forcimit të angazhimit të organizatave lokale dhe grupeve joformale në monitorimin e procesit të hartimit dhe implementimit të politikave publike.
Në kuadër të këtij projekti do zhvillohet një studim, i cili do japë një pasqyrë të qartë për nevojat e organizatave lokale dhe grupeve formale/joformale për të kryer rolin e tyre si mbikëqyrëse, monitorues dhe ndërgjegjësues ndaj politikave lokale. Gjetjet e këtij studimi do të shërbejnë për krijimin e një pakete të plotë trajnimi që do të synojë rritjen e kapaciteteve të organizatave lokale në fushat përkatëse.
Detyrat e ekspertit
- Të hartojë një pyetësor që do të përdoret për të mbledhur informacione nga organizatat lokale të shoqërisë civile dhe grupet formale dhe informale të komunitetit rreth nevojave të tyre lidhur me zhvillimin e brendshëm organizativ, monitorimin, mbikëqyrjen, avokimin, ndërgjegjësimin, dhe pjesëmarrjen në hartimin e politikave vendore.
- Të testojë pyetësorin me grupet e interesit.
- Të jetë i hapur për të diskutuar draft-pyetësorin me stafin e projektit dhe ekspertin e përzgjedhur për analizimin e të dhënave dhe të reflektojë sugjerimet në pyetësorin përfundimtar.
- Të dorëzojë dokumentin final të pyetësorit në formatin elektronik
Aftësitë dhe Njohuritë
- Të paktën 3 vite eksperiencë e mëparshme me organizatat e shoqërisë civile
- Eksperiencë të mëparshme në hartimin e pyetësorëve dhe përfshirjen në studime të ngjashme.
Koha e kryerjes së detyrës: 20 qershor 2023 – 26 qershor 2023
Kohëzgjatja e detyrës: 3 dite pune.
Dorëzimi i aplikimeve
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: (i) CV në Shqip ose Anglisht ku të theksohen eksperiencat e mësipërme.
(ii) Ofertën financiare.
Aplikimi duhet të dorëzohet me email në adresën: info@togetherforlife.org.al, ose me zarf në adresën: Rruga Brigada e 8-të, Pallati Jeshil Tekno Projekt, Hyrja 2, Ap.14 (në Bllok), Tiranë, brenda datës 19 qershor 2023.
Mbi zarf dhe/ ose në subjekt e email do të shkruhet: Ekspert për hartimin e pyetësorit për studimin “IDENTIFIKIMI I NEVOJAVE TË ORGANIZATAVE LOKALE TE SHOQËRISË CIVILE”
Kjo thirrje publikohet në kuadër të projektit “Mbështesim Pjesëmarrjen, Përgjeshmërinë dhe Fuqizimin e Shoqërisë Civile” i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Together for Life, Birn Albania, Qendresa Qytetare dhe Destiny Center for Excellence.