Titulli i Projektit: Të moshuarit me pamundësi lëvizjeje gëzojnë të drejtat themelore për një jetë dinjitoze, përmes përmirësimit të kujdesit në banesë

Donatori: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkepunim, nëpërmjet Projektit HAP

Periudha e zbatimit:  1 prill 2023 – 31 janar 2025

 QËLLIMI I PROJEKTIT:                         

Të moshuarit me palëvizshmëri të përkohshme dhe/ose të përhershme, gëzojnë të drejtat themelore për një jetë dinjitoze nëpërmjet përmirësimit të kujdesit në shtëpi

Objektivat specifike:       

Rritja e financimit për kujdesin shëndetësor parësor (KSHP) për të përmirësuar kujdesin në shtëpi, me synimin për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor në shtëpi për individët e moshuar me probleme lëvizshmërie.

Aktivitetet:

A1. Kryerja e një hulumtimi për evidentimin e nevojave të të moshuarve me probleme lëvizëse për shërbime shëndetësore në familje dhe sfidat me të cilat përballen ofruesit e shërbimeve në sistemin parësor shëndetësor, veçanërisht infermierët për ofrimin e shërbimeve në familje.

A2. Tryezë e rrumbullakët me aktorët kryesorë për prezantimin e gjetjeve dhe Rekomandimeve të Hulumtimit.

A3. Takime konsultative me përfaqësues të institucioneve qendrore.

A4. Fushata e Ndërgjegjësimit të Avokimit.