Në kuadër të 4 Majit, Ditës Evropiane të të Drejtave të Pacientëve, gazeta “Shëndet +” dhe Shoqata “Together for Life” marrin pjesë në prezantimin e Fushatës Evropiane të Komunikimit për të Drejtat e Pacientëve në Kujdesin Shëndetësor Ndërkufitar “Të drejtat e pacientëve nuk kanë kufij” në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Kjo fushatë komunikimi është iniciativë e “Active Citizenship Network” (Rrjeti i Qytetarisë Aktive), e cila do të përfshijë 14 vende anëtare të BE-së, si: Austrinë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Irlandën, Holandën, Poloninë, Bullgarinë, Qipron, Maltën,Sllovakinë dhe Spanjën.
Në këtë edicion të 10-të të Ditës Evropiane për të drejtat e pacientëve, fokusi do të vihet tek menaxhimi i reduktimit të mbetjeve dhe joefikasiteti në sistemet e kujdesit shëndetësor, me qëllim rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj pacientit”.
Në këtë takim të rëndësishëm për sistemin e kujdesit shëndetësor evropian, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve publike dhe jopublike evropiane, ne përfaqësohemi nga Arlinda Gjypi, Kryeredaktore e gazetës “Shëndet+” dhe koordinatore e projektit: “Vepro tani! Denonco korrupsionin në sistemin shëndetësor!” mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.