Rritja e ndërgjegjësimit për COVID-19
Donator: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC
Kohëzgjatja: Prill – Nëntor 2020
Zonat: Në të gjithë Shqipërinë
Përmbledhje e projektit
Shoqata Together for Life përmbylli me sukses projektin “Rritja e ndërgjegjësimit për COVID-19”, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
TFL, si organizata e parë në vend që merret me të drejtat e pacientëve, ndërmori nismën për krijimin e një faqe informative COVID-19 në platformën Shendeti.com.al, për informimin në kohë reale dhe nga burime të besueshme të shtetasve shqiptarë.
Përgjatë kësaj periudhe është:
- zhvilluar një fushatë onlineme informacione shëndetësore të sigurta dhe të sakta nga burime të besueshme, si Organizata Botërore e Shëndetësisë, CDC, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Instituti i Shëndetit Publik etj.
- siguruar këshillim online nga mjekët specialistë për pacientët kronikë(pacientët me diabet, sëmundje të mushkërive, probleme kardiovaskulare, pacientët me hepatit) si një nga grupet më të rrezikuara nga pandemia COVID-19.
- siguruar informacion mbi masat e reja të ndërmarra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së COVID-19, planet e veprimit për parandalimin, përgatitjen dhe përgjigjen kundër COVID-19, krahasim dhe analizim i informacionit në nivel rajonal, intervista me ekspertë të shëndetësisë etj.
Fakte dhe arritje
- Një faqe informative COVID-19 krijuar në platformën online “Shëndeti.com.al”.
- Informacion i përditësuar i situatës së pandemisë COVID-19 në botë, Evropë dhe Shqipëri. Krahasim dhe analizim i informacionit në nivel rajonal.
- 1485 shkrime informuese të publikuara në kategorinë COVID-19.
- 50 intervista ekskluzive me mjekët shqiptarë.
- 8 podcaste të realizuara me mjekët.
- 1,671,434 klikime nga 17 prill 2020 deri 21 janar 2021 në platformën shëndeti.com.al
- Publikimet e arritura tek më shumë se 40,000 njerëz çdo javë përmes rrjeteve sociale.