Qendra e kujdesit shëndetësor të Shishtavecit është në rajonin e Kukësit dhe ofron shërbime për mbi 4100 banorë dhe qindra emigrantë që vijnë për pushime pranë familjeve të tyre, veçanërisht gjatë verës. Kjo qendër shëndetësore u shërben 7 fshatrave: Shishtaveci, Novosela, Shteza, Kollovozdi, Borie, Cernavela, Oreshka dhe është jetësore për banorët.
Shoqata Together for Life, me mbështetjen financiare të Ambasadës Gjermane në Tiranë, ka investuar në rikonstruktimin e qendrës shëndetësore, ndërtimin e sistemit të kanalizimit, sigurimin e ujit të rrjedhshëm, përmirësimin e kushteve higjienike dhe sanitare.
Përfituesit e këtij investimi janë:
- 4100 banorë të Shishtavecit
- 11 infermiere
- 2 mjekë
- 7 fshatra
- Qindra turistë (Shishtaveci është përfshirë në planin qeveritar të 100 fshatrave turistikë)
- Qindra migrantë
- Pushteti vendor