Titulli i projektit: Qytetarët të parët: Bashkë për një qeverisje vendore transparente

Donatori: Donator: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, me fonde nga Komisioni Europian

Zona e zbatimit të projektit: Bashkia Kukës

Periudha e zbatimit: 30 Prill – 28 shkurt 2025

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Të kontribuojë në rritjen e transparencës buxhetore të bashkisë Kukës nëpërmjet forcimit të rolit monitorues të aktorëve lokalë jopublikë në proceset buxhetore të bashkisë së tyre.

REZULTATET E ARRITURA:

  • Përmirësimi i transparencës buxhetore të Bashkisë Kukës në përputhje me detyrimet e përcaktuara në kuadrin ligjor ekzistues.
  • Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve lokale publikë dhe jopublikë që mund të përfshihen në procesin e monitorimit të programit të transparencës në nivel vendor.
  • 20 aktorë lokalë publikë dhe jopublikë pjesë e takimit prezantues të projektit.
  • Përgatitja dhe publikimi i një raporti monitorimi mbi zbatimin e buxhetit vjetor të Bashkisë Kukës.
  • 25 aktorë të rëndësishëm lokalë publikë dhe jopublikë pjesë e tryezës së rrumbullakët për prezantimin e gjetjeve të raportit të monitorimit.
  • Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit mbi gjetjet kryesore dhe rekomandimet e raportit të monitorimit ndërmjet shpërndarjes së një deklaratë për shtyp në median lokale dhe ato kombëtare.
  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe kapacitetit të aktorëve lokale jo publikë mbi rolin që duhet të luajnë në procesin e planifikimit dhe monitorimit të buxhetit të bashkisë së tyre.
  • 40 aktorë jopublikë të trajnuar për t’u përfshirë në mënyrë proaktive në procesin e monitorimit të transparencës buxhetore në nivel vendor.