Donatorë:  UNDP, UN Women në Shqipëri, me fonde të qeverisë suedeze.

Periudha e zbatimit: Tetor 2016- Mars 2017

Zona e zbatimit: Tirana

Përfituesit: Punonjës dhe staf i 3 call center të Tiranës, nxwnws dhe staf i 2 shkollave të mesme.

Përmbledhje e projektit:

Projekti “Promovimi i barazisë gjinore në marrëdhëniet e punës dhe në edukimin profesional” synon të promovojë barazinë gjinore tek punonjësit e rinj dhe në disa shkolla profesionale të Tiranës. Qëllimi i këtij projekti, zbatuar nga Shoqata “Together for Life”, është edukimi dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e trajtimit të barabartë të vajzave dhe grave në vendin e punës dhe të drejtën e tyre për përgjedhjen e profesionit pavarësisht gjinisë.  Vajzave dhe grave duhet t’ju ofrohet një mundësi legjitime  për të shftrytëzuar mundësitë profesionale dhe mundësitë e barabarta për avancimin në karrierë.  Ato kanë nevojë për kolegët e tyre djem dhe burra për të kuptuar se si sjellja e tyre kontribuon në diskriminimin gjinor të grave, edhe nëse kjo vjen nga një vend i “pandërgjegjshëm”. Vajzat dhe gratë kanë nevojë që djemtë dhe burrat të shohin dhe adresojnë seksizmin kur ajo ndodh me të tjerët, dhe të mos e injorojnë atë, thjesht sepse ata nuk e kanë përjetuar vetë seksizmin.  Projekti do të përqëndrohet tek të rinjtë dhe studentët e shkollave të mesme profesionale, sepse ata shihen si pjesa e shoqërisë që sjell ndryshim në mentalitet dhe sjellje. Arsyeja tjetër pse është përzgjedhur ky target grup është për shkak se ata do të vazhdojnë të punojnë për shumë dekada dhe është shumë i rëndësishëm edukimi i tyre që në fillim me  të drejtat e marrëdhënieve të  punës. Përmes zbatimit të këtij projekti do të arrihet  të promovohen aktivitete me fokus barazinë gjinore dhe diskriminimin me bazë gjinore në marrëdhëniet e punës në tre (3) call center dhe në dy (2) të shkolla të mesme profesionale të Tiranës; shkolla e mesme Elektrike dhe instituti Harry T.Fultz.

Objektivat:

Të promovojë barazinë gjinore përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese me studentë të shkollave të mesme profesionale, punonjës të rinj dhe menaxherë biznesi.

Të përfshijë komunitetin si një nga aktorët kryesorë në promovimin dhe forcimin e barazisë gjinore.

Ngritja dhe fuqizimi i medias për raportimin e barazisë gjinore, të drejtat e barabarta në marrëdhëniet e punës, të drejta të barabarta për përzgjedhjen e profesionit dhe karrierës.