Shumë të lumtur të jemi pjesë e projektit inovativ Fashioration.Eu që synon krijimin e mundësive të reja për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve të talentuar, nëpërmjet ndërthurjes së teknikave të hershme me elementë të rinj artistikë.
Ndërthurja e prirjeve të reja në modë e stilim me elementë të trashëgimisë dhe traditës nga artistë dhe stilistë të rinj të apasionuar dhe talentuar ka bërë bashkë pesë vende të rajonit, projekt i mbështetur nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Shoqata Together for Life, si organizata implementuese në Shqipëri, po punon ngushtësisht me homologët e saj në rajon, për dhënien mundësi të të rinjve shqiptarë të talentuar dhe profesionistë të fushës, që nëpërmjet njohjes dhe revokimit të vlerave më të mira të traditës dhe përdorimit të teknikave dhe mjeteve të inovative, të sigurojnë aftësi të reja në fushën e artit dhe stilimit.
Këto njohuri dhe aftësi të fituara do t’u shërbejnë të rinjve pjesëmarrës në projekt si një çelës i rëndësishëm për çeljen e mundësive reale në marketing dhe tregun e punës përtej barrierave të kufijve të vendeve nga të cilat vijnë.