Programi: Erasmus+
Periudha e zbatimit: Nëntor 2019- Mars 2021
Shoqata Together for Life po zbaton projektin “Power on Competencies” bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian përmes programit #Erasmus+ Youth in Action.
Projekti synon rritjen e kapaciteteve të 6 organizatave partnere në Evropë me temë fuqizimin e të rinjve dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut nëpërmjet multimedias .
Ky projekt synon të pajisë punonjësit e rinj me aftësi dhe kompetenca për të fuqizuar bashkëmoshatarët e tyre me pak mundësi për t’u përfshirë aktivisht në nivel lokal, kombëtar dhe evropian nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja .
Projekti do të implementohet në bashkëpunim me 6 organizata partnere Better Life In Kosova, Mladinski Center Bit, D.G.T., Associazione Studenti per la Città, Младежко европейско общество – YES.
Më shumë informacion mbi projektin gjeni të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Evropian për programin Erasmus+.