Përshkrimi i shkurtër

Organizata “Together for Life” kërkon të punësojë një Menaxher programi, i cili/ e cila do të jetë përgjegjës për drejtimin, zhvillimin dhe zbatimin e programit/ projekteve që zbaton organizata. Menaxheri/ja i raporton direkt Drejtorit Ekzekutiv.  Ai/ajo punon ngushtë me departamentin e financës dhe pjesën tjetër të stafit në pozicione menaxheriale.

Përgjegjësitë dhe detyrat 

  • Ka përgjegjësi direkte për ecurinë e përgjithshme të programit/ projekteve që zbaton TFL dhe ruan komunikim korrekt me donatorët e këtij programi.
  • Koordinon e mbikëqyr zbatimin cilësor të programit/ projekteve të organizatës dhe ndjek, sipas nevojës, aktivitetet përkatëse të këtyre projekteve.
  • Supervizon stafin në varësi (nëse ka) dhe sigurohet që rregullat dhe standartet e vendosora nga donatori të zbatohen me korrektësi.
  • Siguron që program/ projektet të arrijnë objektivat dhe rezultatet e parashikuara.
  • Siguron përgatitjen brenda afateve dhe me cilësi të raporteve ndërmjetëse/ finale që kërkohen nga donatorët.
  • Delegon detyrat tek koordinatorët e projektit, duke siguruar ndarjen e duhur të detyrave.
  • Angazhohet aktivisht në shkrimin e projekteve të lidhura me fushat e aktivitetit të TFL.
  • Merr pjesë në procesin e rekrutimit të ekspertëve/ stafit që duhen angazhuar në projektet e organizatës, sipas nevojës.
  • Përfaqëson TFL në takime me institucione të ndryshme, si edhe në aktivitete me partnerë  ose donatorë.
  • Detyra të tjera që mund të caktohen nga Drejtori Ekzekutiv.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare në shkenca mjedisore, sociale  ose fusha të tjera të ngjashme. (Preferencë do u jepet kandidatëve me diplomë Masteri).
  • Të paktën 5 vjet përvojë profesionale në ciklin e menaxhimit të projekteve, në organizata të shoqërisë civile kombëtare dhe/ose lokale dhe eksperiencë në marrëdhënie me disa partnerë e donatorë njëherësh.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi,  organizative, planifikuese dhe koordinuese.
  • Person i pavarur dhe i besueshëm, i aftë të punojë nën presion.
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, të folur dhe të shkruar. Njohja e një gjuhe të dytë të BE-së përbën avantazh.
  • Aftësi të mira në menaxhimin e kohës dhe vendosjen e prioriteteve.
  • Fleksibiletet për të udhëtuar jashtë Tiranë.
  • Njohuri të avancuara të MS Office suite.
  • Leje drejtimi, shofer aktiv.

APLIKIMI

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze në adresën: info@togetherforlife.org.al, duke vendosur në titullin e e-mailit “Kandidat/e për postin Menaxher/e Programi”.

Afati i aplikimit:  19 Janar 2026

Ju lutemi mbani në konsideratë që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.