Përshkrim i shkurtër
Organizata “Together for Life” kërkon të punësojë një koordinator/e projekti, i/e cili/a do të koordinojë dhe ndjekë zbatimin e aktiviteteve të projektit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Menaxherit të Programit.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Në bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Programit, koordinon zbatimin efektiv të aktiviteteve të projektit që ka në ngarkim brenda afatit kohor dhe buxhetit të planifikuar.
- Përgatit dhe dorëzon në kohë raportet narrative dhe dokumentat e tjera mbështetëse të projektit, sipas specifikave të përcaktuara nga donatori.
- Monitoron dhe ndjek progresin e projektit duke adresuar në kohë çdo problem që mund të shfaqet gjatë zbatimit të tij.
- Vepron si pikë kontakti dhe komunikon në mënyrë të përshtatshme me përfituesit e projektit, partnerët dhe donatorët.
- Përgatit në mënyrë periodike informacione të përditësuara për progresin e projektit për website/ rrjetet sociale të TFL.
- Bashkëpunon me pjesën tjetër të stafit të TFL për detyra të ndryshme organizative/ administrative.
- Detyra të tjera që mund ti caktohen nga Menaxheri i Programit ose Drejtori Ekzekutiv.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në shkenca juridike, sociale ose fusha të tjera të ngjashme.
- Të paktën 1-2-vite eksperiencë pune në organizata të shoqërisë civile ose institucione të tjera.
- Eksperiencë pune në terren, fleksibilitet dhe aftësi për të menaxhuar të papriturat që mund të ndikojnë planin e aktiviteteve të projektit.
- Aftësi për të punuar në ekip.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet e vendosura.
- Aftësi për të performuar mirë edhe në situata që mund të shkaktojnë presion.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, koordinuese dhe organizative.
- Fleksibilitet për të udhëtuar jashtë Tiranë/ në zonat ku zbatohet projekti.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, të folur dhe të shkruar. Njohja e një gjuhe të dytë të BE-së përbën avantazh.
- Njohuri të mira të Microsoft Office.
- Zotërimi i një patentë drejtimi (kategoria B) përbën avantazh.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze në adresën: info@togetherforlife.org.al, duke vendosur në titullin e e-mailit “Kandidat/e për postin Koordinatorit/es të projektit ”.
Afati i aplikimit: 9 Shtator 2024



