Një shqetësim i ngritur nga komuniteti u shndërrua në një ndërhyrje konkrete për rritjen e sigurisë publike. Gjatë takimeve të CRN Gramsh me banorët dhe institucionet vendore u evidentua mungesa e sinjalistikës paralajmëruese në zonat me rrezik të lartë pranë basenit të Hidrocentralit të Banjës, ku disa pika paraqisnin rrezik për qytetarët dhe turistët. Për adresimin e kësaj problematike u angazhuan Bashkia Gramsh dhe sipërmarrësi “Devoll Hydropower”, si institucionet përgjegjëse për administrimin dhe sigurinë e zonës.

Anëtarët e CRN-së dokumentuan problematikën, mblodhën informacion nga komuniteti dhe zhvilluan takime me institucionet vendore. Përmes një kërkese të formalizuar dhe një takimi me Kryetarin e Bashkisë Gramsh, ata advokuan për vendosjen e sinjalistikës paralajmëruese në zonat më të rrezikshme të basenit.

Advokimi solli një rezultat të prekshëm: Bashkia Gramsh, në bashkëpunim me “Devoll Hydropower”, vendosi tabela paralajmëruese në pikat e identifikuara si të rrezikshme. Kjo ndërhyrje kontribuon në mbrojtjen e jetës, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për banorët dhe vizitorët, duke dëshmuar se bashkëpunimi ndërmjet komunitetit dhe institucioneve mund të sjellë ndryshime konkrete. Në vijim, mbetet e rëndësishme monitorimi i zbatimit të masave të sigurisë dhe zhvillimi i fushatave informuese për respektimin e sinjalistikës së vendosur.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit SOLIDAR-Bashkë në emergjencat shëndetësore, një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga GFA Consulting Group GmbH në partneritet me Together for Life.