Data e publikimit: 12/12/2023
| Nr | Pyetja | Përgjigja |
| 1. | Në udhëzues thuhet që aplikimi (aneksi 1) duhet të jetë ne Shqip. Ndërkohe Aneksi i buxhetit është në anglisht. Në cfarë gjuhe duhet të jetë buxheti?
|
Duke ju referuar Udhëzuesit të Aplikantëve Aneksi 1 është Formulari i aplikimit dhe do të plotësohet në gjuhën shqipe.
Ndërkohë Aneksi 2 Buxheti do të plotësohet në gjuhen angleze.
|
| 2. | A kanë institucionet arsimore jopublike të drejtën të aplikojnë për grant? Nëse shkolla bashkëpunon me një OSHC lokale a mund të aplikojë për grant?
|
Jo, institucionet arsimore jopublike nuk mund të aplikojnë në këtë thirrje as si aplikant kryesor dhe as si bashkëaplikues.
Sipas udhëzuesit të Aplikantëve : 2.1.1 Pranueshmëria e aplikantëve (aplikanti kryesor dhe bashkë-aplikuesi(ët)) për t’u kualifikuar për një nën-grant, aplikanti kryesor duhet: – të jetë një organizatë joqeveritare, organizatë lokale e shoqërisë civile e rregjistruar dhe që vepron ligjërisht në territorin e Shqipërisë; – të jetë jofitimprurëse. Të njëjta kritere janë të detyrueshme edhe për bashkëaplikantin. |
| 3. | Pamë format për aplikim dhe disa ishin në shqip disa në anglisht. Dokumentet që do dorëzojmë çfarë gjuhe duhen? | Format e aplikimit do dorëzohen në gjuhën që është kërkuar në Udhëzuesin e Aplikantit. Kurse dokumententat mbështetëse në gjuhën shqipe. |
| 4. | Përvec formularit të aplikimit dhe buxhetit duhen dokumenta të tjera shtesë për Ojf? | Referuar sesionin 2.2.2 te Udhëzuesit të Aplikantit –Dokumentat mbështetëse qe duhet te dorezojne Aplikantët (aplikuesi kryesor dhe bashkë-aplikuesi, nëse ka) jane:
a) Aktin e Rregjistrimit në Gjykatë; b) Statutin e organizatës; c) Çertifikatën e rregjistrimit fiskal (NIPT); d) Dokument që pohon se organizata nuk ka detyrime financiare (Dokument i lëshuar nga e- Albania); e) CV e organizatës; f) Përfaqësuesi ligjor i Aplikantit Kryesor duhet të nënshkruajë dhe vulosë: Deklaratën e Aplikantit Kryesor (Aneksi 3); përfaqësuesi ligjor i bashkë-aplikuesit duhet të nënshkruajë dhe vulosë: Mandatin (Aneksi 4); Për informacione me të detajuara ju lutem referojuni Udhezuesit të Aplikantëve. |
| 5. | A mund të aplikojmë dhe ne si media në këtë thirrje për propozime për evidentimin dhe sensibilizimin e problematikave të këtyre sektorëve ? | Jo, mediat nuk mund të aplikojnë për këtë thirrrje. Kjo thirrje është e dedikuar për organizatat e shoqërisë civile. |
| 6. | Mund të më dergoni një draft dokumentash ose link ku mund të aplikoj ju lutem. | Në linkun më poshtë gjeni të gjithë informacionin që ju duhet për thirrjen: |
| 7. | Jemi një grup informal. Kemi një cv te pasur me aktivitete po nuk jemi ende shoqate. A mund të aplikojmë në thirrjen tuaj? | Jo, kjo thirrje nuk mund të ofrojë mbështetje financiare për grupet joformale. Aplikanti kryesor/ bashkëaplikanti duhet të jetë patjetër i regjistruar si organizatë e shoqërisë civile. |
| 8. | Një nga objektivat e shoqatës sonë, përvec të tjerave, është edhe MJEDISI. Gjithashtu, në vitet e mëparshme, ne kemi zbatuar disa projekte për shëndetësinë. Në këto kushte, a mund të aplikojmë për këtë thirrje?
Shtrirja e organizatës sonë është e lokalizuar në disa qarqe të vendit, por jo në të gjithë Shqipërinë. A mund të aplikojmë ne për këtë thirrje në bashkëpunim me një organizatë lokale në Korcë apo Pogradec? |
Duke ju referuar Udhezuesit per Aplikantet nese jeni organizate jo fitimprurese jeni plotesisht të pranueshëm për të aplikuar ne kete thirrje per propozime.
Vendimin per te aplikuar vetem apo me bashkeaplikues per kete thirrje e merrni ju. Ne si autoritet kontraktues inkurojojmë bashkëpunimin ndërmjet OSHC-ve lokale.
|
| 9. | Kam biznes farmaceutike, më nevojiteten paisje për diagnostikim të pleunomisë. A mund te aplikoj në këtë thirrje. | Jo, nuk mund të aplikoni. Nëpërmjet thirrjes mund të ofrohet mbështetje financiare vetëm për organizatat jofitimprurëse. |
| 10. | Në guidë thuhet që aplikimi duhet të dorëzohet në gjuhën shqipe, ndërkohë që buxheti dhe deklarata janë publikuar në gjuhën angleze.
Si duhet t’i dorëzojmë? |
Formatet e aplikimit do të dorëzohen ashtu siç janë publikuar:
Aneksi 1 – Formulari i aplikimit do të plotësohet në gjuhën shqipe. Aneksi 2 – Buxheti do të plotesohet në gjuhën angleze. Aneksi 3 – Deklarata e Aplikantit (anglisht) Aneksi 4 – Mandati i Bashkëaplikantit (anglisht) |



