Donatori: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Kohëzgjatja: Qershor-nëntor 2018

Zonat: Shqipëri

Përfituesit:

  • Të gjithë pacientët me sëmundje kronike në Shqipëri
  • Institucionet shëndetësore
  • Mjekët

Objektivi i përgjithshëm:

Projekti synoi ndryshimin e sistemit të referimit për pacientët me sëmundje kronike me qëllim lehtësimin e mjekimit të tyre dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

  • Rritja e ndërgjegjësimit të pacienteve për mbrojtjen e të drejtave.
  • Rritja e bashkëpunimit ndërmjet pacienteve dhe institucionet shëndetësore me qëllim përfshirjen ne vendimmarrje dhe në konsultime publike.
  • Ndryshimi i kuadrit ligjor të sistemit të referimit me qëllim përshtatje e tij në interes të të sëmurëve kronik.
  • Të promovojë përmes mediave të shkruara, vizive dhe online të drejtat e pacientëve dhe veprimeve kolektive në mbrojtje të tyre.

 Rezultatet:

Ndryshim i kuadrit ligjor lidhur me sistemin e referimit për të sëmurët kronikë.

Aktivitetet:

  1. Hulumtim mbi kuadrin ligjor për përfitimin e shërbimit shëndetësor për të sëmurët kronikë. Në këtë fazë do të mblidhet gjithë informacioni i duhur se si funksionon shërbimi shëndetësor në vend me qëllim evidentimin e problematikave për të sëmurët kronikë.
  2. Takim me grupet e interesit (pacientë kronikë, përfaqësues të shoqatave të pacientëve, mjekë, përfaqësues të institucioneve shëndetësore etj.) lidhur me ndryshimet e kërkuara në kuadrin ligjor për të sëmurët kronikë, me qëllim shmangien e procedurave të gjata që vështirësojnë jetën e tyre.
  3. Takim me përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe të pavarura lidhur me mundësinë e ndryshimeve në kuadrin ligjor. Një ankesë do të bëhet në institucionin e Avokatit të Popullit me qëllim marrjen e mbështetjes për ndërhyrje në kuadrin ligjor për të sëmurët kronikë. Takime do të ketë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë si institucion përgjegjës.
  4. Thirrje publike në faqen e hapur me mbështetjen e OSFA-s, ProPacientit, për të gjithë pacientët kronikë që kërkojnë të bashkohen në këtë nismë për ndryshime të kuadrit ligjor me qëllim thjeshtimin e marrjes së mjekimit. Të gjitha takimet e realizuara për këtë qëllim do të pasqyrohen në këtë faqe.
  5. Përgatitja e propozimeve për ndryshimet ligjore në sistemin e referimit për të sëmurët kronikë. Përgatitja e një raporti të plotë lidhur me kuadrin ligjor aktual, pretendimet e grupeve të interesit dhe sugjerimet përkatëse.
  6. Një tryezë përmbyllëse me grupet e interesit ku do të prezantohen propozimet. Raporti me këto propozime do t’i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë.