Mbrojtja e fëmijëve është një përgjegjësi e përbashkët mes të gjithë anëtarëve të komunitetit.
 
Ashtu siç edhe përcaktohet në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës, arsimimi është një prej kritereve bazë për zhvillimin e shëndetshëm dhe të sigurt të fëmijës. Ndërkohë që prindërit kanë rolin kryesor në rritjen e fëmijëve, shkollat luajnë një rol të madh në procesin e integrimit të fëmijëve në shoqëri.
Shoqata Together for Life ka zhvilluar një cikël trajnimesh me mësuesit në shkollat 9-vjeçare në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë.
 
 
Rreth 75 mësues janë bërë pjesë e trajnimeve për identifikimin, raportimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve, mekanizmat për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi.
 
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi nëpërmjet edukimit gjithëpërfshirës”, zbatuar nga shoqata Together for Life, në kuadër të skemës së granteve të vogla të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të Organizatave të Shoqërisë Civile Lokale” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Shoqata Internacionale për Solidaritetin në partneritet me Fondacionin AVSI dhe shoqatën Gruaja në Zhvillim Shkodër.