Shoqata Together for Life, me mbështetjen e UNFPA-së (Fondit për Popullsinë të Kombeve të Bashkuara) ka hapur që prej vitit 2017 faqen informuese për shëndetin seksual dhe riprodhues për të rinjtë, JoTabu.

Ky portal synon informimin dhe edukimin e të rinjve lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues, me informacione të siguruara nga mjekë të fushës. Kjo faqe ka shërbyer gjithashtu për një promovim më të mire të rrjetit të organizatave “Zëri i të Rinjve”.

Donatori: UNFPA Albania

Periudha e zbatimit: 2018-2019

Zonat: Në të gjithë Shqipërinë

Përfituesit: Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë

Objektivi i përgjithshëm: Informimin dhe edukimin e të rinjve rreth shëndetit seksual dhe riprodhues nga ekspertë të fushës, për informacione më të sakta.