Informimi fillon nga komuniteti!
Në kuadër të projektit SOLIDAR – Bashkë në emergjencat shëndetësore, në komponentin 3 që fokusohet në angazhimin e komunitetit, janë organizuar një sërë sesionesh informuese në të gjitha 5 zonat e targetuara të projektit ku grupet CRN janë aktive. Këto aktivitete kanë përfshirë fëmijë që nga kopshtet dhe shkollat, si dhe grupe të tjera nga komuniteti.
Me nxënësit janë zhvilluar demonstrime praktike mbi përmbajtjen dhe përgatitjen e një kutie të ndihmës së shpejtë, si dhe trajnime mbi mënyrën se si duhet të reagojnë në situata të ndryshme emergjencash – shëndetësore, natyrore apo sociale.
Aktivitetet janë zhvilluar në një atmosferë të angazhuar dhe edukative, duke përçuar mesazhin se parandalimi dhe përgatitja fillojnë nga njohja dhe veprimi i përbashkët.
Ky është vetëm një hap drejt ndërtimit të komuniteteve më të informuara, të angazhuara dhe të qëndrueshme ndaj emergjencave.
Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit SOLIDAR-Bashkë në emergjencat shëndetësore, një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga GFA Consulting Group GmbH në partneritet me Together for Life.
__________
Awareness Starts with the Community!
As part of the SOLIDAR – Together in health emergencies project, under Component 3 focused on community engagement, a series of informative sessions were held across all 5 targeted project areas.
These activities involved children from kindergartens and schools, as well as other community groups.
With students, we conducted practical demonstrations on what a first aid kit should contain, how to assemble one, and how to properly respond in various emergency situations—whether health-related, natural, or social.
The sessions were held in an engaging and educational atmosphere, promoting the message that prevention and preparedness begin with awareness and collective action.
This is just one step toward building better-informed, engaged, and resilient communities in the face of emergencies.
These activities were carried out within the framework of the SOLIDAR – Together in health emergencies project, a project of the Swiss Agency for Development and Cooperation, implemented by GFA Consulting Group GmbH in partnership with Together for Life.




