Fuqizimi i pacientëve: lufta ndaj korrupsionit nëpërmjet fuqizimit të pacientëve dhe institucioneve të pavarura

Donator: USAID Albania

Kohëzgjatja: Janar – Dhjetor 2018

Zonat: Në të gjithë Shqipërinë

Përmbledhje e projektit

Shoqata Together for Life përmes projektit “Fuqizimi i pacientëve: lufta ndaj korrupsionit nëpërmjet fuqizimit të pacientëve dhe institucioneve të pavarura”, synoi të informojë, edukojë dhe angazhojë pacientët dhe qytetarët për të denoncuar korrupsionin në sistemin shëndetësor duke përdorur mekanizma si media dhe institucionet e pavarura si Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale, Urdhrin e Mjekëve dhe gjykatat.

Rezultatet e arritura

Rreth 90 pacientë kronikë u informuan rreth të drejtave të tyre, si të plotësojnë një ankesë dhe rolin e institucioneve të pavarura nëpërmjet aktiviteteve të mbështetura nga Projekti.

Rreth 110 mijë persona u arritën nëpërmjet gazetës shendet.com.al, ku u botuan 6 artikuj informative, 2 investigime dhe u shfaqën 2 video ndërgjegjësuese për të drejtat e pacientëve.

1200 persona u informuan nëpërmjet 6 shtojcave të gazetës Shëndet Plus. Pacientë të informuar dhe të fuqizuar pritet të kontribuojnë në rritjen e kërkesës për shërbime më të mira shëndetësore.