Data e publikimit: 30/11/2023

Nr Pyetja Përgjigja
1.  Në udhëzues thuhet që aplikimi (aneksi 1) duhet të jetë ne Shqip. Ndërkohe Aneksi i buxhetit është në anglisht. Në cfarë gjuhe duhet të jetë buxheti?

 

Duke ju referuar Udhëzuesit të Aplikantëve Aneksi 1 është Formulari i aplikimit dhe do të plotësohet në gjuhën shqipe.

Ndërkohë Aneksi 2 Buxheti do të plotësohet në gjuhën angleze.

 

2. A kanë institucionet arsimore jopublike të drejtën të aplikojnë për grant? Nëse shkolla bashkëpunon me një OSHC lokale a mund të aplikojë për grant?

 

Jo, institucionet arsimore jopublike nuk mund të aplikojnë në këtë thirrje as si aplikant kryesor dhe as si bashkëaplikues.

Sipas udhëzuesit të Aplikantëve:

2.1.1 Pranueshmëria e aplikantëve (aplikanti kryesor dhe bashkë-aplikuesi(ët)) për t’u kualifikuar për një nën-grant, aplikanti kryesor duhet:

– të jetë një organizatë joqeveritare, organizatë lokale e shoqërisë civile e regjistruar dhe që vepron ligjërisht në territorin e Shqipërisë;

– të jetë jofitimprurëse.

Të njëjta kritere janë të detyrueshme edhe për bashkëaplikantin.

3. Pamë format për aplikim dhe disa ishin në shqip disa në anglisht. Dokumentet që do dorëzojmë çfarë gjuhe duhen? Format e aplikimit do dorëzohen në gjuhën që është kërkuar në Udhëzuesin e Aplikantit. Kurse dokumententat mbështetëse në gjuhën shqipe.
4. Përvec formularit të aplikimit dhe buxhetit duhen dokumenta të tjera shtesë për Ojf? Referuar sesionin 2.2.2 te Udhëzuesit të Aplikantit –Dokumentat mbështetëse qe duhet te dorezojne Aplikantët (aplikuesi kryesor dhe bashkë-aplikuesi, nëse ka) jane: 

a) Aktin e Rregjistrimit në Gjykatë;

 b) Statutin e organizatës; 

c) Çertifikatën e rregjistrimit fiskal (NIPT); 

d) Dokument që pohon se organizata nuk ka detyrime financiare (Dokument i lëshuar nga e- Albania);

 e) CV e organizatës; 

f) Përfaqësuesi ligjor i Aplikantit Kryesor duhet të nënshkruajë dhe vulosë: Deklaratën e Aplikantit Kryesor (Aneksi 3); përfaqësuesi ligjor i bashkë-aplikuesit duhet të nënshkruajë dhe vulosë: Mandatin (Aneksi 4);

Për informacione me të detajuara ju lutem referojuni Udhezuesit të Aplikantëve.