Donator: UNFPA Albania

Periudha e zbatimit: Janar – Dhjetor 2020

Qëllimi i projektit

Rritja e komunikimit prind-fëmijë, përfshirje më e madhe e baballarëve në edukimin e djemve, si dhe rritje e edukimit në çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues

 Përmbledhje e projektit

Together for Life, me mbështetjen financiare të UNFPA-së ka ngritur që prej vitit 2017 platformën Jotabu.al, e cila ka rreth 95,000 vizita në muaj dhe 2400 ndjekës në Facebook.

Platforma online JoTabu është përdorur si një metodë për shpërndarjen e informacioneve shëndetësore nëpërmjet medias sociale dhe teknologjive të reja. Nëpërmjet kësaj platforme është siguruar që informacioni i përçuar tek të rinjtë të jetë i saktë, duke bashkëpunuar me mjekët specialistë në Shqipëri. Postimet në rrjetet sociale të JoTabu arrijnë në mbi 10,000 ndjekës.

JoTabu iu ofron gjithashtu mundësinë të rinjve që të pyesin lidhur me tema që konsiderohen si sensitive apo tabu, duke ruajtur privatësinë. Kjo ka bërë që në platformën JoTabu të gjenerohen deri tani rreth 200 pyetje lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues. Të gjithë këta pyetje kanë marrë përgjigje nga mjekët specialistë në Shqipëri, ku përveç të tjerave, është mundësuar edhe vënia e kontaktit me mjekun specialist.

Kjo platform, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues, ka në vëmendje të saj moshën e të rinjve, sidomos adoleshencën.

Qëllimi është që të rritet komunikimi në familje lidhur me çështjet e shëndetit seksual si me vajzat ashtu edhe me djemtë. Aktualisht, 38% e djemve deklarojnë se nuk flasin kurrë për çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues në familje, teksa 56% e tyre deklarojnë se flasin rrallë.

Rritja e komunikimit do të bëjë të mundur rritjen edhe të informacionit të shëndetshëm që djemtë marrin, të cilët aktualisht rezultojnë më pak të informuar në këto çështje.

Rezultatet

Ekzistenca e një kategorie ku prindërit mund të marrin informacion lidhur me bisedat që mund të zhvillojnë me fëmijët e tyre sipas moshës

60 pyetje që marrin përgjigje në portalin jotabu

100 prindër dhe mësues të informuar lidhur me rëndësinë e komunikimit prind-fëmijë

72 infografikë të shtuara në portalin jotabu.al