Prindërit dhe familja luajnë një rol kyç në formimin e mënyrës se si ne i kuptojmë identitetet tona seksuale dhe shoqërore.
Shoqata Together for Life, në kuadër të projektit “Familje e fortë, të rinj të shëndetshëm”, mbështetur nga UNFPA Albania, po zhvillon takime informuese me prindërit për rëndësinë e komunikimit prind-fëmijë lidhur me çështjet e shëndetit seksual, si me vajzat ashtu edhe me djemtë.

Mjekja Arjana Zerja ka ndarë me disa prindër në Dibër këshilla si të flasin me fëmijët lidhur me këto tema, sipas moshës së tyre.
Nëse dëshirojmë të kemi një ndikim tek fëmijët dhe të rinjtë përpara se këta të jenë seksualisht aktivë, është i nevojshëm komunikimi prind-fëmijë lidhur me çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues.
Konsultohuni me ekspertë të fushës, mjekun e familjes, psikologun apo ndiqni këshillat e publikuara në platformën online Jo Tabu mbi prindërimin dhe edukimin e fëmijëve për shëndetin seksual dhe riprodhues që në moshë të hershme.

Të flasësh me fëmijën për shëndetin seksual dhe riprodhues, barazinë gjinore, në moshë të hershme të bën ty si prind një burim të besueshëm dijesh dhe udhëheqjeje.
Edukimi seksual nuk është Tabu!