Në kuadër të projektit SOLIDAR – Bashkë në emergjencat shëndetësore, janë zhvilluar me sukses një sërë trajnimesh mbi ndihmën e parë me 84 anëtarë të CRN dhe komunitetit, në pesë zonat ku janë ngritur këto rrjete.
Qëllimi kryesor i këtyre trajnimeve ishte forcimi i kapaciteteve të tyre për të reaguar në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt në rastet e emergjencave shëndetësore.
Trajnimet janë organizuar në mënyrë praktike dhe interaktive, duke përfshirë simulime të situatave reale, demonstrime të teknikave të ndihmës së parë, dhe diskutime të hapura mbi mënyrat më efektive për të ofruar ndihmë të menjëhershme deri në mbërritjen e shërbimeve mjekësore.
Anëtarët e CRN-së u trajnuan në:
• Vlerësimin fillestar të situatës emergjente
• Ndihmën e parë për plagë, djegie, fraktura dhe gjendje të fikti
• Teknikat bazë të reanimacionit kardiopulmonar (RCP/CPR)
• Sigurinë personale gjatë ndërhyrjes në një emergjencë
• Koordinimin me shërbimet lokale të emergjencës
Këto trajnime shërbejnë si një hap konkret drejt fuqizimit të rolit të komunitetit në përballimin e situatave të papritura, duke ndërtuar një zinxhir reagimi më të shpejtë dhe efektiv në ndihmë të individëve në nevojë.
Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit SOLIDAR-Bashkë në emergjencat shëndetësore, një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga GFA Consulting Group GmbH në partneritet me Together for Life.
___________
 As part of the SOLIDAR – Together in health emergencies project, a series of first aid trainings were successfully conducted with 84 members of the Community Resilience Network (CRN) and the wider community in the five areas where these networks have been established.
The main objective of these trainings was to strengthen their capacities to respond quickly and safely in cases of health emergencies.
The trainings were organized in a practical and interactive format, including real-life scenario simulations, demonstrations of first aid techniques, and open discussions on the most effective ways to provide immediate assistance until medical services arrive.
CRN members were trained in:
• Initial assessment of emergency situations
• First aid for wounds, burns, fractures, and fainting
• Basic cardiopulmonary resuscitation (CPR) techniques
• Personal safety during emergency interventions
• Coordination with local emergency services
These trainings represent a concrete step toward empowering the community’s role in managing unexpected situations, by building a faster and more effective response chain to assist individuals in need.
These activities were carried out within the framework of the SOLIDAR – Together in health emergencies project, a project of the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), implemented by GFA Consulting Group GmbH in partnership with Together for Life.