📣 Sot u zhvillua konferenca “Forcimi i Demokracisë Pjesëmarrëse përmes Fuqizimit të Shoqërisë Civile”, aktiviteti final i projektit “Mbështesim Pjesëmarrjen, Përgjegjësinë dhe Fuqizimin e Shoqërisë Civile – SPACE”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Together for Life, BIRN Albania, Qëndresa Qytetare dhe Qendra për Ekselencë “Destiny”.
🔹 Konferenca mblodhi organizata të shoqërisë civile, median, institucione të pavarura, përfaqësues të pushtetit vendor, sektorit të shëndetësisë dhe arsimit, si dhe anëtarë të komunitetit.
Pjesemarresit theksuan ndikimin e projektit në:
✔️ forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal dhe qendror;
✔️ përmirësimin e qeverisjes dhe shërbimeve publike në shëndetësi dhe arsim;
✔️ rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit në proceset vendimmarrëse;
✔️ fuqizimin e shoqërisë civile në advokim të bazuar në prova dhe monitorim të politikave publike.
Konferenca u përshëndet nga:
✨ Znj. Valerie COVIC, Delegacioni Europian në Shqipëri
✨ Z. Oltjon Muzaka, Zv/Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
✨ Znj. Elona Hoxhaj, Komisioneri për të Drejtën e Informimit
🤝 Aktiviteti ishte një moment i rëndësishëm reflektimi mbi arritjet dhe sfidat e projektit, duke theksuar nevojën për të vijuar përpjekjet në ndërtimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Rezultatet e SPACE tregojnë se një shoqëri civile e fuqizuar është thelbësore për qeverisje transparente, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse.