Ndihma e parë fillon nga komuniteti!
Me rastin e Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, në kuadër të projektit SOLIDAR, i zbatuar nga GFA Consulting Group GmbH në partneritet me Together for Life, u zhvilluan një seri aktivitetesh informuese dhe praktike në 7 bashki: Përmet, Gramsh, Cërrik, Vorë, Fushë-Krujë, Shkodër dhe Pukë. Aktivitetet u organizuan në bashkëpunim me bashkitë, Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), Kryqin e Kuq Shqiptar, qendrat shëndetësore dhe aktorë të tjerë vendorë.

Nga sheshet e qyteteve te qendrat komunitare dhe njësitë administrative, aktivitetet sollën informacionin mbi ndihmën e parë më pranë qytetarëve dhe krijuan hapësira për informim, bashkëbisedim dhe demonstrime praktike. Instruktorët e Kryqit të Kuq Shqiptar demonstruan mënyrën se si qytetarët mund të reagojnë në minutat e para të një situate emergjente, duke përfshirë raste si mbytja, të fikëtit, konvulsionet dhe situata të tjera që kërkojnë reagim të shpejtë dhe të përshtatshëm.
Në aktivitete u angazhuan përfaqësues të zyrave të OSHKSH-së, bashkive, qendrave shëndetësore, organizatave vendore, anëtarë të Rrjeteve të Aftësive Ripërtëritëse në Komunitet (CRN) dhe qytetarë të shumtë nga komunitetet lokale.

Përtej informimit, këto aktivitete shërbyen si një mundësi për të forcuar lidhjen mes komuniteteve dhe institucioneve që kanë rol në përgatitjen dhe reagimin ndaj emergjencave. Sepse gjatë një emergjence, komuniteti është aty. Njohuritë bazë të ndihmës së parë mund të bëjnë një ndryshim të madh në minutat e para dhe çdo qytetar mund të jetë një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e shpëtimit.
Përmes këtyre aktiviteteve, SOLIDAR vijon të investojë në komunitete më të informuara, më të përgatitura dhe më të afta për t’u përballur me situata emergjente, duke nxitur bashkëpunimin, solidaritetin dhe vullnetarizmin në nivel vendor.
Ndihma e parë nuk është vetëm një aftësi. Është një përgjegjësi që mund të shpëtojë jetë.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “SOLIDAR – Bashkë në emergjencat shëndetësore, një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga GFA Consulting Group GmbH në partneritet me Together for Life.
***
First aid starts with the community!
On the occasion of World First Aid Day, in frame of the SOLIDAR project, implemented by GFA Consulting Group GmbH in partnership with Together for Life, a series of awareness-raising and practical activities were held across 7 municipalities: Përmet, Gramsh, Cërrik, Vorë, Fushë-Krujë, Shkodër, and Pukë. These activities were organized in cooperation with the municipalities, the Operator of Health Care Services (OSHKSH), the Albanian Red Cross, health centers, and other local stakeholders.
From city squares to community centers and administrative units, the activities brought first aid information closer to citizens and created spaces for awareness, dialogue, and practical demonstrations. Instructors from the Albanian Red Cross demonstrated how citizens can respond in the first minutes of an emergency, including situations such as choking, fainting, seizures and other circumstances that require a rapid and appropriate response.
Activities brought together representatives from OSHKSH offices, municipalities, health centers, local organizations, members of Community Resilience Networks (CRN), and many citizens from local communities.
Beyond raising awareness, these activities provided an opportunity to strengthen the connection between communities and institutions involved in emergency preparedness and response. Because when an emergency happens, the community is there. Basic first aid knowledge can make a significant difference in the first few minutes, and every citizen can be an important link in the chain of survival.
Through these activities, SOLIDAR continues to invest in communities that are better informed, better prepared, and better equipped to respond to emergency situations, while promoting cooperation, solidarity, and volunteering at the local level.
First aid is not just a skill. It is a responsibility that can save lives.
This activity was organized in frame of the Project “SOLIDAR – Together in health emergencies”, a project of the Swiss Agency for Development and Cooperation, implemented by GFA Consulting Group GmbH in partnership with Together for Life.



