Title of Project: Lëviz për kopshtin tim
Donor: Lëviz Albania
Periudha e zbatimit: Tetor 2016- Shtator 2017
Areas of implementation: Tirana
Beneficiaries: Fëmijët e Tiranës/ 3-6 vjeç, prindërit, qytetarët e Tiranës, mediat.
Summary of the Project
Problemet kryesore me të cilat përballen kopshtet e Tiranës janë: mbipopullim i kopshteve për shkak të numrit të vogël të tyre krahasuar me kërkesat për frekuentim; infrastrukturë dhe shpërndarje e pabarabartë e kopshteve për numër banorësh; mosrespektim i standarteve të infrastrukturës fizike, të sigurisë dhe higjenës, etj.
Me anë të këtij projekti, Shoqata “Together for Life” synon të kryejë një monitorim të infrastrukturës dhe investimeve të 44 kopshteve të Tiranës për një periudhë 12 mujore, me qëllim informimin e qytetarëve dhe medias për të nxitur përgjegjshmërinë dhe transparencën e pushtetit vendor për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në kopshtet e bashkisë Tiranë.
Main activities:
- Monitorimi dhe vëzhgimi i 44 kopshteve të Tiranës.
- Anketimi i kampionit të prindërve mbi gjendjen infrastukturore të kopshteve të fëmijëve të tyre.
- Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave në një raport për të gjitha kopshtet e monitoruara.
- Trajnimi i gazetarëve për monitorimin e situatës, raportimin, investigimin e problematikave pushtet vendor/qytetarë.
- Publikime në media.
- Krijimi i kategorisë online “Lëviz për Kopshtin tim”.
- Organizimi i 5 forumeve komunitare me praninë e përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe deputetëve të zonës.
- Futja e rekomandimeve në agjendën e Këshillit Bashkiak.