Donor: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë/Soros (OSFA)
Periudha e zbatimit: Tetor 2015 – Prill 2016
Target zona: Spitali Onkologjik Tiranë
Target grup: Pacientët e Onkologjisë dhe gazetarët e shëndetësisë
Summary of the Project
Ky projekt është realizuar në kuadër të programit “Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë”, të mbështetur nga Fondacioni Soros.
Projekti pati si qëllim investigimin dhe ndjekjen e rasteve të abuzimeve në spitalin Onkologjik, Tiranë. Pacientët e këtij pavioni duhet të marrin shërbim shëndetësor korrekt sipas ligjeve dhe Kushtetutës. Ky pavion prej vitesh ka qenë vatër korrupsioni dhe abuzimesh ndaj kultura e pandëshkueshmërisë këtu duhet të marrë fund.
Objectives: a) investigimi i rasteve konkrete të abuzimit me barnat e pacientëve me tumore dhe denoncimi i kontrabandës dhe abuzimit që bëjnë bluzat e bardha me këta pacient; b) vendosja e pacientëve në qendër të vëmendjes duke i ndërgjegjësuar ata të reagojnë ndaj abuzimit që bëhet në kurriz të tyre dhe dëmeve shëndetësore që pësojnë në spitalet publike; c) nxitja e mediave për denoncimin e korrupsionit dhe rasteve të abuzimeve me pacientët që vuajnë nga sëmundjet tumorale.
Rezultatet e arritura
- 10 investigime në mënyrë profesionale për korrupsionin me pacientët me tumore.
- Ndjekja e 5 rasteve në Prokurori dhe ngritjen e çështjeve për dëmshpërblim të pacientëve;
- 15 artikuj dhe kronika në TV dhe median e shkruar investigative për korrupsionin në shëndetësi sidomos në shërbimin e Onkologjisë duke sjellë advokimin për të drejtat e pacientëve.