Mjekësia moderne zhvilloi ardhjen në jetë të fëmijës nëpërmjet një nëne zëvendësuese, një zbulim që u kthye në biznes që fsheh detaje të errëta. Pas luftës në Ukrainë, në rrjetet sociale Shqipëria shitet si parajsa e surrogacisë për shkak të paqartësisë ligjore që as e lejon dhe as e ndalon. Përgjatë dy dekadave të fundit, dhjetra klinika private kanë përfituar nga kjo hapsirë, për të aplikuar surrogacinë dhe trajtimin invitro.

Një treg që mendohet të ketë gjeneruar rreth 1 mld euro, por që as nuk deklarohet. A rrezikon që në Shqipëri të bëhet tregti me surrogacinë? A po ligjërojmë aktivitetin e një grushti klinikash private, që prej vitesh e ofrojnë këtë teknikë?