Shoqata “Together for Life”, në bashkëpunim me GFA Consulting Group GmbH, po zbaton projektin SOLIDAR – Së bashku në Emergjencat Shëndetësore, me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Qëllimi i përgjithshëm i Projektit “SOLIDAR – Së bashku në Emergjencat Shëndetësore” është: Njerëzit, duke përfshirë edhe më të cenuarit, kanë akses të përmirësuar në shërbimet cilësore të kujdesit të emergjencës, të menaxhuara nga një sistem më i qëndrueshëm i emergjencës shëndetësore në të gjitha nivelet.

Duke arritur këtë qëllim, Projekti synon të përmirësojë shërbimet e përgjithshme të emergjencës shëndetësore, të sigurojë akses në kohë në kujdesin cilësor dhe të minimizojë ndikimin negativ të emergjencave tek individët, komunitetet dhe sistemin e kujdesit shëndetësor në tërësi. Projekti do të rrisë gatishmërinë dhe reagimin e sistemit shëndetësor, do të ndërtojë kapacitetet e objekteve shëndetësore në nivelin e kujdesit shëndetësor parësor dhe spitalit në nivel bashkie dhe do të nxisë qëndrueshmërinë e komunitetit përballë emergjencave. Vizioni është që komunitetet e qëndrueshme të përballojnë dhe të rimarrin veten shpejt nga emergjencat shëndetësore, të mbështetura nga një sistem i kujdesit shëndetësor i përgatitur mirë dhe që përgjigjet në mënyrë efektive.

Together for Life (TFL) po kërkon të kontraktojë një ekspert, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për të mentoruar implementimin e iniciativave te organizatave lokale që janë pjesë e CRN-ve te mbështetura nga Grantet e Vogla në kuadër të projektit SOLIDAR – Bashkë në Emergjencat Shëndetësore. Ky ekspert do të japë suport teknik për organizatat që janë pjesë e CRN-ve dhe që kanë marrë grantin e vogël për të implelentuar një ose disa iniciativa që i shërbejnë angazhimit të komunitetit për të qënë më të përgatitur dhe për të reaguar në mënyrë efektive gjatë emergejncave shëndetësore dhe për tu rimëkëmbur pas tyre.  Kjo ekpsertizë do të zbatohet për të 5 organizatat që do të marrin Grantin e Vogël.

Për më shumë informacion rreth thirrjes dhe mënyrës së aplikimit, gjeni bashkangjitur ToR: FTESË PËR EKSPERTIZË No.23