Data e publikimit: 30/11/2023
| Nr | Pyetja | Përgjigja |
| 1. | Në udhëzues thuhet që aplikimi (aneksi 1) duhet të jetë ne Shqip. Ndërkohe Aneksi i buxhetit është në anglisht. Në cfarë gjuhe duhet të jetë buxheti?
|
Duke ju referuar Udhëzuesit të Aplikantëve Aneksi 1 është Formulari i aplikimit dhe do të plotësohet në gjuhën shqipe.
Ndërkohë Aneksi 2 Buxheti do të plotësohet në gjuhën angleze.
|
| 2. | A kanë institucionet arsimore jopublike të drejtën të aplikojnë për grant? Nëse shkolla bashkëpunon me një OSHC lokale a mund të aplikojë për grant?
|
Jo, institucionet arsimore jopublike nuk mund të aplikojnë në këtë thirrje as si aplikant kryesor dhe as si bashkëaplikues.
Sipas udhëzuesit të Aplikantëve: 2.1.1 Pranueshmëria e aplikantëve (aplikanti kryesor dhe bashkë-aplikuesi(ët)) për t’u kualifikuar për një nën-grant, aplikanti kryesor duhet: – të jetë një organizatë joqeveritare, organizatë lokale e shoqërisë civile e regjistruar dhe që vepron ligjërisht në territorin e Shqipërisë; – të jetë jofitimprurëse. Të njëjta kritere janë të detyrueshme edhe për bashkëaplikantin. |
| 3. | Pamë format për aplikim dhe disa ishin në shqip disa në anglisht. Dokumentet që do dorëzojmë çfarë gjuhe duhen? | Format e aplikimit do dorëzohen në gjuhën që është kërkuar në Udhëzuesin e Aplikantit. Kurse dokumententat mbështetëse në gjuhën shqipe. |
| 4. | Përvec formularit të aplikimit dhe buxhetit duhen dokumenta të tjera shtesë për Ojf? | Referuar sesionin 2.2.2 te Udhëzuesit të Aplikantit –Dokumentat mbështetëse qe duhet te dorezojne Aplikantët (aplikuesi kryesor dhe bashkë-aplikuesi, nëse ka) jane:
a) Aktin e Rregjistrimit në Gjykatë; b) Statutin e organizatës; c) Çertifikatën e rregjistrimit fiskal (NIPT); d) Dokument që pohon se organizata nuk ka detyrime financiare (Dokument i lëshuar nga e- Albania); e) CV e organizatës; f) Përfaqësuesi ligjor i Aplikantit Kryesor duhet të nënshkruajë dhe vulosë: Deklaratën e Aplikantit Kryesor (Aneksi 3); përfaqësuesi ligjor i bashkë-aplikuesit duhet të nënshkruajë dhe vulosë: Mandatin (Aneksi 4); Për informacione me të detajuara ju lutem referojuni Udhezuesit të Aplikantëve. |




