Shoqata “Together for Life”, mbështetur nga UNDP Albania, UN Women Albania, UNFPA Albania dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me fonde të qeverisë suedeze (Embassy of Sweden in Tirana), zhvilloi ekspozitën fotografike “Vështroje”, që synoi të sjellë gruan dhe vajzën shqiptare në fokusin e vëmendjes të të rinjve shqiptarë të apasionuar pas fotografisë.
Kjo ekspozitë u zhvillua në kuadër të projektit “Vështroje”, pjesë e Fushatës së Kombeve të Bashkuara “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” nën sloganin “Fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”.



