Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më të përhapura të përhapura të të drejtave të njeriut në botë. Në nivel global, vlerësohet se rreth 736 milionë gra – pothuajse një në tre – i janë nënshtruar dhunës fizike dhe/ose seksuale nga partneri intim, dhunës seksuale nga jopartneri, ose të dyja, të paktën një herë në jetën e tyre.

Kjo plagë është intensifikuar në mjedise të ndryshme, duke përfshirë vendin e punës dhe hapësirat në internet, dhe është përkeqësuar nga efektet post-pandemike, konfliktet dhe ndryshimet klimatike.

Zgjidhja qëndron në nisma si përgjigje e fuqishme ndaj fenomenit, duke përfshirë investimet në parandalim dhe eleminim.

Ka nevojë për më shumë investime në organizatat që përfaqësojnë të drejtat e grave, legjislacion të përmirësuar, ndjekje penale të autorëve, më shumë shërbime për të gratë/vajzat e mbijetuara dhe trajnim për institucionet ligj-zbatuese. / UN Women

Nuk ka #asnjëjustifikim.

“Investoni për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave”

Ju ftojmë t’i bashkoheni fushatës #16days ’16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore’ për të bërë botën portokalli #OrangeTheWorld dhe për të ngritur zërin për eleminimin e të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore!

Fushata organizohet në kuadër të Programit “Fuqizojmë Komunitetin”, financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP në partneritet me Together for Life dhe Bashkia Kurbin & Bashkia Lezhë.