Shoqata Together for Life ka filluar zbatimin e projektit «Be Aware! Youth for Media Literacy», mbështetur nga Këshilli i Evropës përmes Fondacionit Rinor Evropian.

Periudha e zbatimit: Tetor 2020 – Mars 2021

Zona: Dibër

Qëllimi është të promovojmë edukimin mediatik tek të rinjtë, duke forcuar mendimin kritik dhe personal, në mënyrë që t’i rezistojnë mesazheve estremiste, indokrinimit dhe dezinformimit.

Ky qëllim synohet të arrihet përmes:

  • Nxitjes së të rinjve që të jenë më kritikë ndaj informacioneve që lexojnë dhe t’i rezistojnë dhe luftojnë dezinformimin, mesazhet ekstremiste dhe indokrinuese.
  • Krijimit të një grupi model të të rinjve që promovojnë edukimin mbi median dhe informacionin tek bashkëmoshatarët dhe grupet vulnerabël në Dibër, dhe aftësimi i tyre në përdorimin e sigurt të teknologjive të reja.
  • Forcimi i rolit të shkollës në zhvillimin e mendimit kritik tek fëmijët dhe mënyrën se si ata e shohin median sot, si dhe për të mundësuar natyrshëm pjesëmarrjen e tyre.