Si pjesë e fushatës për #16ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, një grup të rinjsh entuziastë dhe nxënës të shkollave të mesme, aktivistë dhe të rinj të Qendrës “Fuqizojmë Komunitetin” Kurbin, iu bashkuan sesionit dinamik tëKlubit të Librit ku analizuan librin “Medea” të Euripidit.
Të rinjtë zbërthyen mesazhet kryesore duke ndarë perspektivën e tyre dhe sjellë shembuj personale nga stereotipet gjinore në familje dhe komunitetin ku bëjnë pjesë, paralelizuar me modelet e paraqitura në libër. Përmes deshifrimit të mesazheve, u arrit që të hidhej dritë mbi koncepte si diskriminimi, hierarkia patriarkale dhe mekanizmat e përballimit të dhunës me bazë gjinore që ende mbeten aktuale.
“Shumë forma të diskriminit gjinor dhe dhunës, ende normalizohen dhe nuk fliten. Për shembull, kur vajza martohet, ajo duhet të rrijë në shtëpi dhe nuk duhet të dalë, nuk duhet të ketë rrjete sociale, diplomën duhet ta grisë ose mundësisht të mos e vazhdojë fare shkollën se shkollën ta jep burri”.
“Ne jemi edukuar që në lindje me konceptet që kur lind vajzë themi sa keq që është vajzë, ose vajza lind në shtëpi të huaj dhe shkon në shtëpi të vet. Vajza është turp të flasë me zë të lartë, është trup të vishet dhe ky turpi na është bërë diçka normale”.
“Medea ishte një grua që u përpoq t’ja dilte, por nuk ishte e fuqizuar. Hakmarrja e saj erdhi si një përgjigje e brendshme si zgjidhje ndaj terrenit të dhunshëm. Dhuna sjell dhe transmeton dhunë”.
Për të rinjtë ky ishte më shumë se një diskutim mbi librin, por një platformë për nxitjen dhe fuqizimin egrave dhe vajzave si dhe portretizimin që ju bëhet. Mesazhi përmbyllës që u gjenerua nga diskutimi, ishte se edukimi dhe ndërgjegjësimi i vazhdueshëm është çelësi dhe ai fillon nga vetja.
Nëse e humbët mundësinë për të qenë pjesë, mos u shqetësoni!
Më shumë aktivitete dinamike na presin në ditët në vijim në Kurbin dhe Lezhë, në kuadër të programit “Fuqizojmë Komunitetin”, financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP Albania, në bashkëpunim me Bashkia Kurbin & Bashkia Lezhe dhe Shoqata Together for Life.